Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka vlerësuar se Kosova është goditur rëndë nga pandemia COVID-19, megjithëse përkundër mbështetjes, aktiviteti ekonomik vlerësohet të ketë rënë për 6 për qind në vitin 2020, për shkak të efektit të kombinuar të masave të rrepta të kontrollit të brendshëm dhe të kufizimeve ndërkombëtare të udhëtimit.
Në parashikimet e FMN-së, rritja ekonomike në Kosovë për vitin 2021 pritet të jetë 4.5 për qind.
“Aktiviteti ekonomik parashikohet të rikthehet me 4.5 për qind në vitin 2021, i mbështetur nga stimulimi i vazhdueshëm fiskal dhe relaksimi gradual e i parashikuar i masave të kontrollit. Perspektiva mbetet subjekt i një pasigurie të madhe dhe kjo varet nga ndikimi i pandemisë, shpejtësia e vaksinimeve dhe zhvillimet politike. Pandemia pritet të lërë plagë që zgjasin shumë. Ndërsa PBB-ja nominale parashikohet të kthehet në nivelet e para krizës deri në vitin 2022, ai do të mbetet nën trendin e para krizës për një periudhë të gjate. Një zbatim më i fortë i reformave strukturore mund të zbusë këto efekte afatgjata”, thuhet në raportin e fundit të FMN-së për Kosovën”.
Sipas këtij raporti, deficiti fiskal u rrit në 7.7 për qind të PBB-së, duke pasur parasysh rënien e madhe të të ardhurave nga taksat dhe zbatimi i masave lehtësuese dhe të rimëkëmbjes prej 4.2 për qind të PBB-së.
“Deficiti i llogarisë aktuale vlerësohet të jetë rritur në 7.5 për qind të PBB-së, kryesisht për shkak të një rënie të madhe të të hyrave nga diaspora, më së shumti në turizëm. Rezervat ndërkombëtare bruto kanë rënë por mbeten të përshtatshme pjesërisht për shkak të blerjes nën Instrumentin e Financimit të Shpejtë të FMN-së (RFI) në Prill të vitit 2020 dhe përdorimit të financimeve të tjera të jashtme. Deri më sot, bankat e kanë përballuar mirë recesionin dhe nivelet e larta të likuiditetit para-COVID-19 dhe mbrojtësit e shumtë të kapitalit parashikojnë përmirësime për stabilitetin e sistemit”, thuhet më tej në raport.
Drejtorët e Bordit ekzekutiv ranë dakord se përparësia e menjëhershme është vazhdimi i mbështetjes së ekonomisë, të bëhet rimëkëmbja, përderisa përmirësojnë modelimin, shënjestrimin dhe transparencën e masave mbështetëse.
Ata po ashtu inkurajuan autoritetet të hartonin programin e financimit për vitin 2021, për të mbështetur masat e planifikuara të lehtësimit dhe rimëkëmbjes, si dhe duke i pasur parasysh edhe planet e paparashikuara. Drejtorët nënvizuan nevojën për t’u kthyer në rregullin fiskal si spirancë e politikës pasi të bëhet rimëkëmbja.
Drejtorët theksuan rëndësinë e përshpejtimit të reformave strukturore për një periudhë afatmesme, veçanërisht për të adresuar boshllëqet e kapitalit njerëzor dhe infrastrukturës, si dhe për të përmirësuar mjedisin e biznesit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe