Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes Konsullatës në Iowa ka organizuar një ngjarje virtuale solemne në trembëdhjetë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Në këtë aktivitet virtual, me pjesëmarrjen e miqve të nderuar të Kosovës nga shteti i Iowa dhe Garda Kombëtare e Iowa, Kim Reynolds, Guvernatore e Shtetit të Iowa, Joni Ernst, Senatore e SHBA-ve dhe Gjeneralit të pensionuar Tomothy E. Orr, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, në fjalën e saj përshëndetëse, ka falënderuar miqtë tanë të përjetshëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Nuk mund ta theksoj mjaftueshëm se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një vend shumë të veçantë në zemrat dhe mendjet e gjithë popullit të Kosovës, dhe gjithashtu një vend shumë të veçantë në historinë e Republikës sonë të re”, ka thënë Haradinaj.
“Unë dua të shpreh vlerësimin tim për popullin e Iowa-s për lidhjen e veçantë gjatë viteve. Miqësia jonë filloi me partneritetin midis Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Gardës Kombëtare të Iowa-s, dhe këto ditë, ajo do të përparojë në mënyrë thelbësore me misionin tonë të parë historik si paqeruajtës”.
“Ky është gjithashtu një simbol dhe dëshmi e marrëdhënies së veçantë midis Kosovës dhe Iowa-s. Shtetet e Bashkuara na kanë besuar si një mik, dhe tani ju po na besoni si një partner në një nga misionet më të rëndësishme ndërkombëtare”.
Guvernatorja e Iowa-s, Kim Reyonlds, u shpreh se “lidhjet tona janë të thella dhe jemi të nderuar që Kosova na ka dhuruar misionin e parë diplomatik në Iowa”.
“Një arritje e jashtëzakonshme që të mund të dërgojmë Gardën Kombëtare të Iowa në mision me FSK. Si shtete simotra ne kemi lidhur marrëdhënie të ngushta edhe përmes qyteteve e popujve tanë, duke ndarë së bashku strategji të zhvillimit e partneritete në edukim, kulturë, rini e sport. Jemi më të fortë së bashku. Gëzuar Ditën e Pavarësisë”, u shpreh ajo.
Senatorja amerikane, Joni Ernst, u shpreh ndërkaq se Kosova dhe Iowa kanë një marrëdhënie të rëndësishme mes tyre si aleatë modernë ushtarakë, por që tashmë është zhvilluar edhe përtej asaj ushtarake.
“Partneriteti si shtete simotra ka mundësuar rritjen e jashtëzakonshme të marrëdhënieve midis komuniteteve tona, ndërsa ne jemi krenarë qe jemi aleatë modernë ushtarakë. Jam e lumtur të mund t’ju uroj Gëzuar Ditën e Pavarësisë”, u shpreh ajo duke shtuar se “Kosova zë një vend të veçantë në mendjen dhe zemrat e qytetarëve të Iowa. Urime për shumë vite të partneritetit tonë në të ardhmen”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mariçiq-Bomgartner: Integrimi evropian është baza e zhvillimit të qëndrueshëm dhe socio-ekonomik të RMV-së
Pamje nga Struga, qyteti piktoresk që njihet për shumë gjëra
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre – banorët e lagjes “Prishtina e Re” tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut
Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve
Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi
Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit