LAJMI I FUNDIT:

Plan bilateral në fushën e mbrojtjes nga ministritë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Italisë

Plan bilateral në fushën e mbrojtjes nga ministritë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Italisë

Pas një pune të përbashkët në mes dy delegacioneve, në Shtabin e Përgjithshëm të Mbrojtjes së Republikës së Italisë̈, në Romë, për herë të parë, u nënshkrua plani bilateral në fushën e Mbrojtjes në  mes ministrive të mbrojtjes së Kosovës dhe Italisë.

Me protokoll zyrtar, nënshkrimi i planit bilateral u bë nga drejtori i departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euroatlantike (DBNIE), kolonel Hasan Hoxha në emër të Ministrisë̈ së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe kolonel David Morpurgo nga shtabi i Përgjithshëm i Mbrojtjes së Republikës së Italisë̈.

Plani bilateral përmban aktivitetet kryesore të fushës së mbrojtjes të cilat do të realizohen në mes Forcave të Armatosura të Republikës së Italisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. Të dy palët u pajtuan që bashkëpunimi në të ardhmen të zgjerohet e intensifikohet edhe më tej.


Pjesë e delegacionit nga Kosova ishin edhe shefi i Departamentit të Planifikimit dhe Financave në SHPFSK,  kolonel Agron Bajrami, shef i Departamentit për Operacione dhe Trajnim në SHPFSK, kolonel Ejup Maqedonci, dhe znj. Edona Abazi Zylfijaj, zyrtare e DBNIE-së.

Nga pala italiane në bisedimet ishte prezent edhe komandanti Miretti, nga Departamenti i Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes së Republikës së Italisë̈.

“Delegacioni ynë, në Romë , u pritën edhe në ambasadën e Republikës së Kosovës në Itali, nga ana e ambasadores Lendita Haxhitasim.  Ajo u njoftua nga ana e delegacionit tone për planin bilateral të nënshkruara. Ambasadorja Haxhitasim premtoi mbështetjen e saj në funksion të realizimit sa më efektiv të planit përkatës si dhe angazhimin e saj në forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në mes dy ministrive dhe forcave respektive”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Lajme
Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke

Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë

Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë

Lajme
Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj

Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
Kalo në kategori