LAJMI I FUNDIT:

Votat e pejanëve për kandidatët e LDK-së, befasi në renditjen e top tre më të votuarve

Votat e pejanëve për kandidatët e LDK-së, befasi në renditjen e top tre më të votuarve

Të dielën e 14 shkurtit 2021, qytetarët e Kosovës votuan për të zgjedhur legjislaturën e tetë të Kuvendit të Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhje tashmë ka nisur publikimin e votave që kanë marrë kandidatët për deputet nga të gjitha subjektet në të gjitha komunat e Kosovës.

Telegrafi ka siguruar listën me votat që kanë marrë kandidatët për deputetë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në komunën e Pejës.


Avdullah Hoti i cili ishte bartës i listës dhe kandidat për kryeministër është më i votuari nga qytetarët e Pejës, me 5361 vota.

I dyti më i votuari renditet Kujtim Shala me 5054 vota. I treti renditet Shkumbin Gashi me 3804 vota, duke lënë pas figurat më me zë të LDK-së, siç janë Agim Veliu, Arben Gashi, Lumir Abdixhiku, Driton Selmanaj etj.

Më poshtë ua sjellim votat që kanë marrë në Pejë dhjetë kandidatët e parë në listën e LDK-së:

1. Avdullah Hoti- 5361
2. Kujtim Shala- 5054
3. Hykmete Bajrami- 1555
4. Agim Veliu- 206
5. Behgjet Pacolli- 384
6. Lirije Kajtazi- 70
7. Anton Quni- 909
8. Arben Gashi- 1754
9. Ardita Dushi- 120
10. Driton Selmanaj- 278

Kujtojmë se në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, Lidhja Demokratike e Kosovës është radhitur si partia e tretë me 13.08% apo 103,507 vota./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Kalo në kategori