LAJMI I FUNDIT:

Naser Rafuna e uron para kohe, Adriana Matoshi: Ende nuk e di nëse i kam arritur votat për deputete

Naser Rafuna e uron para kohe, Adriana Matoshi: Ende nuk e di nëse i kam arritur votat për deputete

Aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, ka qenë kandidate për deputete në Zgjedhjet parlamentare 2021.

Ajo garoi krah Lëvizjes Vetëvendosje me numrin 60, teksa edhe pse votimi ka përfunduar, nuk dihen ende rezultatet përfundimtare për deputetët që do të zënë ulëset në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit të Republikës së Kosovës.


Miku i saj i mirë, aktori Naser Rafuna publikoi në InstaStory një fotografi të aktores me plot urime për të, duke ngjallur pikëpyetjen te fansat nëse Adriana tashmë zyrtarisht i ka fituar votat për deputete.

Foto: Adriana Matoshi/InstaStory

“Urime shoqja e klasës, mbesa ime, syni, haverica ime, energjia më e mira…ky person do të jetë deputete në Kuvendin e Kosovës. Njeriu që veç duke qeshur më ka shkuar çdo ushtrim shkolle, shfaqje e ndejë. E rrallë si kjo, e drejtë shkurt më e mira. Urime motër”, kanë qenë fjalët e aktorit Rafuna në InstaStory.

Ndërkohë e kontaktuar nga Telegrafi për të pyetur nëse i ka arritur apo jo një rezultat përfundimtar rreth asaj se nëse i ka arritur votat për t’u bërë deputete, Adriana u shpreh se nuk është në dijeni të një gjëje të tillë.

“Jo, në fakt Naseri e ka bërë atë postim nga dëshira e tij dhe thjeshtë për qejf dhe unë ia kam shpërndarë, mirëpo një rezultat të saktë ende nuk ka. Akoma nuk e di se sa vota kam marrë gjithsej dhe nëse i kam arritur apo jo numrin e mjaftueshëm për deputete”, ka thënë Adriana Matoshi për Telegrafin.

Adriana Matoshi garoi në Zgjedhjet parlamentare 2021 me numrin 60 në Lëvizjen Vetëvendosje (Foto: Adriana Matoshi/Facebook)

Kujtojmë që subjekti politik me të cilin aktorja garon, Lëvizja Vetëvendosje, doli partia më e votuar në Kosovë me mbi 47 për qind të votave deri më tash, teksa pritet finalizimi i rezultateve me numërimin e votave të diasporës dhe atyre me kusht. /Telegrafi/

Foto: Adriana Matoshi/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë

Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë

Magazina
Në Big Brother miq të ngushtë, por Efi tani thotë se nuk do t'i flasë kurrë më Luiz Ejllit

Në Big Brother miq të ngushtë, por Efi tani thotë se nuk do t'i flasë kurrë më Luiz Ejllit

Magazina

"Kush është ai artist para Allahut", bëhet virale një video e Feros në rrjetet sociale

Magazina
Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Magazina
Holanda përjashtohet nga finalja e

Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"

Magazina
Xhensila Myrtezaj feston gjashtëmujorin e djalit Amen: Më transformove si asnjëherë më parë

Xhensila Myrtezaj feston gjashtëmujorin e djalit Amen: Më transformove si asnjëherë më parë

Magazina
Kalo në kategori