LAJMI I FUNDIT:

Arrihet marrëveshje për maturën shtetërore në Maqedoni

Arrihet marrëveshje për maturën shtetërore në Maqedoni

Unioni i nxënësve të shkollave të mesme dhe Ministria e Arsimit arritën marrëveshje që matura shtetërore të ketë katër testime, 2 eksterne dhe 2 interne. Por kjo është vetëm njëra pjesë e marrëveshjes, pasi siç thotë i pari i Unionit, Blendi Hodai bisedimet ende po vazhdojnë dhe se kërkesë tjetër e tyre është që në provimet interne, nota mesatare të përllogaritet nga rezultati i katër viteve mësimore.

“Unioni i ka thënë qëndrimet e veta në kumtesën e mbrëmshme. Jemi të kënaqur me atë që edhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka mbështetur kompromisin. Presim bisedimet të vazhdojnë sonte, pas së cilës do të dihen të gjitha detajet”, theksoi Blendi Hodai – Kryetar i UNSHM-së.

Nga ministria informuan se Këshilli i Maturës Shtetërore e pranoi propozimin që matura shtetërore të përbëhet nga dy provime eksterne, dy provime interne dhe detyrë projektuese.


“Në ditët e ardhshme këshilli do të duhet të përgatisë propozim të ri të konceptit. Në takim u theksua se me këtë koncept të dhënies së provimit nuk dëmtohet cilësia e maturës, ruhet standardi dhe është në interes të të gjithë maturantëve”, thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Nga UNSHM kanë sqaruar se ky kompromis parashikon realizimin e dy provimeve eksterne dhe dy interne, që do të thotë se provimi i tretë ekstern do të transformohet në intern. Gjithashtu përfshin ndryshime në mënyrën e marrjes së pikëve për maturën shtetërore, kështu që provimet eksterne do të sjellin maksimumi 20 pikë (në vend të 30 – që aktualisht është), ndërsa provimet interne maksimumi 16 pikë (në vend të 6 pikëve aktuale) dhe detyra projektuese do të vazhdojë të sjellë maksimumi 4 pikë. Por nga ana tjetër për marrëveshjen e arritur mes Ministrisë së Arsimit dhe UNSHM-së nuk kanë mbetur të gjithë nxënësit të kënaqur, një gjë që është vërejtur nga reagimet e tyre nëpër rrjetet sociale./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme
Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit

Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit

Lajme
Dyshohet se i dhunoi dy vajza sa ishin të mitura, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktimat dhe i dyshuari janë familjarë

Dyshohet se i dhunoi dy vajza sa ishin të mitura, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktimat dhe i dyshuari janë familjarë

Lajme
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Kalo në kategori