LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, 46.023 qytetarë janë paraqitur për vaksinim kundër Covid-19

Maqedoni, 46.023 qytetarë janë paraqitur për vaksinim kundër Covid-19

Gjithsej 46.023 qytetarë deri më tani kanë aplikuar për vaksinim kundër Covid-19 përmes faqes së internetit “Vakcinacija.mk”.

13.511 persona janë paraqitur përmes mjekëve të familjes, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë për AIM-në.

Uebfaqja u lansua javën e kaluar dhe çdo qytetar mund të aplikojë në të, pasi sistemi do të jetë ai që gjeneron se cilit qytetarë do t’u jepet përparësi. Përveç kësaj, regjistrimi për vaksinim mund të bëhet përmes mjekëve të familjes përmes sistemit “Termini im”.


Ministria e Shëndetësisë njoftoi se vaksinimi do të fillojë nesër në orën 10:00 në spitalin modular të Klinikës për Sëmundjet Infektive. I pari do të vaksinohet stafi mjekësor që punon në Klinikën e Sëmundjeve Infektive.

Pika në spitalin modular ku ka gjashtë pozicione vaksinimi, do të funksionojë në dy ndërrime nga ora 8:00 e mëngjesit deri në ora 20:00, ndërsa vaksinimi do të kryhet nga ekipet mjekësore nga Qendra Shëndetësore Shkup.

Deri më tani, 4.000 punëtorë shëndetësorë janë regjistruar për vaksinim, nga të cilët rreth 2.000 janë në qytetin e Shkupit, ndërsa pjesa tjetër janë në qytete të tjera./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori