LAJMI I FUNDIT:

Mediat ndërkombëtare raportojnë për fitoren e VV-së

Mediat ndërkombëtare raportojnë për fitoren e VV-së

Kosova ka mbajtur zgjedhjet e pesta parlamentare pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008.

Shumë media ndërkombëtare kanë raportuar për zgjedhjet në vendin tonë duke iu referuar exit-poll si dhe rezultateve të para të publikuara të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.


Reuters shkruan se “partia anti-establishment, Vetevendosje parashikohet të fitojë në zgjedhjet parlamentare të së dielës, tregoi një sondazh”.

“Me të përfunduar orari zyrtar i mbylljes së qendrave të votimit, shumë institute dhe organizata joqeveritare publikuan sondazhe, apo exit pooll-e, duke paraqitur përqindje të partive dhe ulseve të fituara  në kuvend. Këto informacione janë jo zyrtare, ndërsa nga të gjitha matjet e tyre e shpallin fituese Lëvizjen Vetëvendosja  të udhëhequr nga Albin Kurt”, raporton deutschewelle.

“Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është në rrugën e duhur për të fituar zgjedhje të parakohshme në një rikthim që mund të përkeqësojë marrëdhëniet tashmë të tensionuara me Serbinë”, shkruan gazeta amerikane Bloomberg.

“Sipas një sondazhi të dalë, partia anti-korrupsion, Vetëvendosje, ka fituar zgjedhjet në Kosovë”, shkruan medium evropian, Euronews.

Gazeta gjermane, welt.de ka shkruar se qytetarët e shtetit më të ri të Evropës votuan për ndryshimin më qartë se kurrë. Lëvizja Vetëvendosje nën udhëheqësin e saj karizmatik, Albin Kurti ka premtuar të luftojë keqmenaxhimin dhe korrupsionin.

“Ata i japin një fitore të qartë – edhe pse më pak se sa parashikuan sondazhet e mëparshme – për Vetëvendosjen (Vetëvendosje), një parti nacionaliste e krahut të majtë e rritur nga vota e të rinjve”, shkruan gazeta spanjolle, El Pais.

Ndryshe, shumë exit-poll si dhe rezultatet e para të KQZ-së, Vetëvendosja prin në garë e ndjkekur nga PDK dhe LDK. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori