LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet për gjysmë ore konferenca e KQZ-së

Shtyhet për gjysmë ore konferenca e KQZ-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë për gjysmë ore konferencën e katërt për sot të cilën e kishte paralajmëruar për në orën 19:30.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë para mediave se shtyrja e kësaj konference ka ndodhur për shkak se në disa qendra të votimit ka pasur radhë të qytetarëve që kanë qenë duke pritur për të votuar.

“Në disa qendra të votimit a pasur raste që qytetarët kanë qenë duke pritur për të votuar. Duhet të presim që të përfundoj votimi edhe në këto qendra ku ka pasur radhë”, ka thënë Elezi. /Telegrafi/