Dhjetëra kamionë që dje pasdite kanë ngecur para Strugës. Po ktheheshin nga Shqipëria fqinje përmes pikës kufitare Qafë Thanë. Ka edhe kamionë edhe të Maqedonisë dhe të Shqipërisë. Disa kanë ngecur gjatë rrugës për në Shqipëri. Për shkak të reshjeve të mëdha, vetë e kanë pastruar borën para kamionëve të tyre. Këtu do të mbesin edhe gjatë njëzet orëve të ardhshme.
“Në Strugë u bllokuam mbrëmë në orën 18:30, sepse nuk na lëshon policia. Situata është katastrofike. E pastrojnë, por nuk hedhin fare kripë. Tani bitumi që po e mbaj do të ngrijë, kush do ta shkarkojë dhe kush do ta paguajë dëmin. Thonë që Strazha nuk do të lirohet për 48 orë. Këtu do të jemi edhe për dy ditë, njëqind për qind. Kalojnë me ekskavator, e shtyjnë borën drejt kamionit, nuk e kanë dert. Ja edhe pastroj. Çfarë të bëjmë Blej kripë, e hedh kripën nga kamioni për të dalë”.
Ata thonë se problem shtesë është se furnizimet e tyre ushqimore po mbarojnë. Edhe një natë do ta kalojnë nëpër kamionë.
“Ushqim kemi edhe për nesër, dhe pastaj do të shohim. Edhe 12 orë, më pas pronarët do të na sjellin, ose fqinjët.”
“Kështu duket rruga që të shpie në pikën kufitare Qafë Thanë me Shqipërinë fqinjë. E tëra e mbuluar me borë dhe e vështirë për të kaluar. Situata është e ngjashme në të gjitha rrugët në të gjithë rajonin Ohër-Strugë “.
Trafiku dhe lëvizja e qytetarëve në Strugë zhvillohet vështirë edhe nëpër rrugët e qytetit. Rrugët nuk janë të pastruara tërësisht. Situata më e vështirë është me rrugët që janë nën ndërmarrjen “Rrugët e Maqedonisë”. Edhe në rrugët anësore situata është e rënduar.
“Sigurisht që gjithmonë mund të jetë më mirë. Është punë e Zotit. Zoti e jep, Zoti e merr”.
“Mendoj se autoritetet lokale u befasuan nga bora, sepse ajo ra në sasi më të madhe nga që prisnin”.
Nëpër fshatrat e Strugës, megjithëse ka mekanizëm në terren që pastron, ka akoma nga ata që dolën vullnetarisht për të pastruar.
Situata është e ngjashme edhe në Ohër. Shumë rrugë dhe rrugica këtu janë të mbuluara plotësisht me dëborë e cila paralizon plotësisht rajonin. Përndryshe, ndalimi për automjete të rënda në rrugën Strugë – Qafë Thanë, por edhe për Kërçovë – Ohër, përmes Presekës dhe për Resnjë- Ohër përmes Bukovës u largua nga ora 13:30. Ndalimet për kalimin malor Pletvar janë akoma në fuqi, për automjetet e rënda gjegjësisht automjetet lëshohen në mënyrë alternative dhe në numër të reduktuar. Për Tetovë – Kodrën e Diellit, është në fuqi ndalimi për kamionë të rëndë dhe autobusë . Për Dibër – Strugë dhe anasjelltas, Manastir – Resnjë dhe Gostivar- Kërçovë përmes Strazhës, aksi Mavrovë – Dibër dhe vendkalimi kufitar Kriva Pallankë Deve Bair, është ende në fuqi ndalimi për automjete të rëndë transportuese./Alsat/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kosova-voton-780x439.jpg)
Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor
![Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/diaspora-780x439.jpg)
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-33-780x439.jpg)
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
![KQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/votimi-diaspora-e1739044983494-780x439.jpg)
KQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi