Prokuroria e Shtetit ka intervistuar komisionerët në qendrën e votimit, në shkollën “Sveti Slava”, ku një komisionere kishte thënë se ka parë persona që kishin tentuar të votonin më shumë se një herë.
Sipas prokurorisë, komisionerët e tjerë e kanë mohuar një gjë të tillë.
“Ju njoftojmë se menjëherë pas marrjes së informatave Prokurori i Shtetit, ka ndërmarrë veprimet, ku ka intervistuar komisioneren e cila e ka paraqitur rastin, si dhe të gjithë komisionerët e subjekteve të tjera. Ndërkaq, komisionerët e subjekteve tjera të cilët kanë qenë në klasë, pas intervistimit nga Prokurori i Shtetit, e kanë mohuar të kenë parë persona të njëjtë duke votuar më shumë se një herë”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë për Telegrafin.
Ndryshe, koordinatorja nacionale e zgjedhjeve nga Prokuroria e Shtetit, Laura Pula ka thënë më herët se për rastin në Mitrovicën e Veriut që u raportua se po lejohet që një person të votojë disa herë, po presin konfirmim për të intervenuar.
Pula sqaroi po ashtu se komisionerët që janë brenda dhe vëzhguesit duhet të raportojnë për parregullsitë, pasi policia dhe prokuroria nuk mund hyjnë brenda në vendvotime nëse nuk raportohen parregullsitë.
“As prokurori i shtetit e as policisë e Kosovës, nuk mund të hyjnë brenda. Vetëm kur na thirrin, ne mundemi me hy. Nëse ata nuk na raportojnë, siç e kanë obligim atëherë është përgjegjësia. Tani e mora këtë informacion dhe besoj se do të trajtohet me kohë”, tha Pula në RTK.
Edhe kryetarja e KQZ-sw, Valdete Daka në konferencën për media ka folur edhe për parregullsitë që janë raportuar në qendrën e votimit “Aziz Sylejmani”, i njohur si “Sfeti Sava” në Mitrovicën e Veriut.
Daka tha se me këtë çështje është duke u marrë Prokuroria.
“Me këtë çështje është duke u marrë Prokuroria sepse është një vepër penale. Pasi që të kemi informatat e plota dhe Prokuroria të bëjë hetimin komplet do ta dimë se çfarë ka ndodhur konkretisht “, ka thënë Daka. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite