LAJMI I FUNDIT:

Gjakovë – hapet 30 minuta me vonesë qendra më e madhe e votimit

Gjakovë – hapet 30 minuta me vonesë qendra më e madhe e votimit

Rreth 30 minuta me vonesë është hapur qendra më e madhe e votimit në Gjakovë.

Kështu ka bërë të ditur Berat Bejtullahi, menaxher i qendrës së votimit në shkollën e mesme të ulët “Yll Morina”, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, qytetarët e Kosovës me të drejtë vote sot i drejtohen kutive të votimit nga ora 07:00 deri në 19:00 për të zgjedhur 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës, për legjislaturën e tetë.


Këto janë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ku në garën zgjedhore janë 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare. /Telegrafi/