Masat e reja të kufizimit për shkak të pandemisë dhe karantimi kanë bërë që njerëzit të ndihen nën stres dhe të vetmuar, ku pikërisht për këtë qeveria japoneze ka ndërmarr masa kundër rritjes së përqindjes së rasteve të vetëvrasjes.
Kryeministri japonez Yoshihide Suga, ka hapur të premten një hapësirë të veçantë në qeveri – në mënyrë që të mund të trajtoheshin rastet e izolimit social. Tetsushi Sakomoto do të punojë si koordinator në shumë ministri dhe agjenci shtetërore, transmeton Telegrafi.
“Femrat në veçanti po ndihen më të izoluara dhe po ballafaqohen me përqindje më të madhe të vetëvrasjes. Do të doja të trajtonit problemet dhe të ndërmerrni strategjitë e duhura”, ka thënë japonezi Sakomoto.
“Shpresoj që do të promovoni aktivitetet që parandalojnë vetminë dhe izolimin social dhe mbrojnë lidhjet mes njerëzve”, ka shtuar Sakomoto para gazetarëve pas takimit me anëtarët e kabinetit.
Përgjegjësitë e tjera të tij në qeveri përfshijnë, revitalizimin rajonal si një zgjidhje për rënien e natalitetit në Japoni. Sakomoto ka thënë se për shembull, do të koordinohet me ministrinë e Shëndetësisë për parandalimin e vetëvrasjeve dhe me ministrinë e Bujqësisë lidhur me çështjen e bankave.
“Do të punojmë për një përfshirje gjithëpërfshirëse me qëllim që të organizojmë një spektër të gjerë të masave”, ka shtuar ai.
Në Japoni – vend ky që po plaket shpejtë, çdo ditë e më shumë po vdesin njerëz dhe ata pak kush po i vëren.
Mosgatishmëria e thellë e rrënjosur në Japoni që të mos përfshihet dikush në jetën e tjerëve madje edhe të atyre që jetojnë afër – do të thotë se disa prej këtyre njerëzve mund të kalojnë ditë të tëra pa e hapur gojën dhe të diskutojnë me dikë.
Numri i njerëzve që ia kanë marrë vetës jetën në Japoni është rritur për herë të parë pas më shumë se një dekade, pasi që pandemia e ka nisur vitin e kaluar mbrapsht ku edhe u rrit përqindja e vetëvrasjeve.
Për shekuj me radhë, në Japoni vetëvrasja ka qenë mënyrë e shmangies së “turpit”. Japonia prej kohësh ka përqindjen më të madhe të vetëvrasjeve në mesin e grupit të shtatë vendeve të përparuara – edhe pse në rajon Koreja e Jugut regjistron shifra më të frikshme.
Por, qeveria viteve të fundit ka punuar shumë në përmirësimin e situatës dhe përkrahjen e njerëzve me probleme mendore.
Ministria japoneze e Shëndetësisë dhe për Mbrojtje Sociale, ka njoftuar në janar se 20.919 njerëz kanë kryer vetëvrasje gjatë vitit të kaluar, sipas të dhënave preliminare – që është 3.7 për qind më shumë në raport me një vit më herët.
Kjo krahasohet me 3.460 raste të vdekjeve nga COVID-19 gjatë të njëjtës periudhë. E kjo rritje e përqindjes së vetëvrasjeve është regjistruar pas një dekade – në veçanti tek gratë dhe fëmijët që po ia marrin vetës jetën.
Megjithatë, Japonia ka regjistruar një numër më të vogël të infektuarve dhe vdekurve nga epidemia e coronavirusit për dallim nga shumë vende tjera – e këtë e ka bërë duke shmangur masat e ashpra të bllokimit që tashmë janë aplikuar në vende tjera.
Por shifrat filluan të rriten në korrik, pasi që në maj u hoq gjendja e jashtëzakonshme, e ekspertët thonë se gjurmët me të dhënat që tregojnë se vetëvrasjet shpesh bien në fazën e parë të krizës siç është konflikti i katastrofave natyrore – është duke u rritur dukshëm.
“Coronavirusi është padyshim faktori kryesor”, ka thënë Michiko Ueda, profesor i shkencave politike në Universitetin Vaseda në Tokio, i cili parasheh vetëvrasjet në Japoni, duke paralajmëruar se “nuk mund të heqim dorë nga mundësia që numrat sërish do të rriten gjatë këtij viti”.
Ekspertët e shëndetit mendor në mbarë botën kanë paralajmëruar se vetëvrasjet mund të rriten gjatë pandemisë, duke numëruar faktorë të ndryshëm përfshirë krizat ekonomike, stresin dhe dhunën në familje.
Numri i vetëvrasje në Japoni u rrit gjatë vitit të kaluar, pas një dekade rënie, ku numri madh i tyre kryhet nga femrat për shkak të stresit emocional dhe financiar të shkaktuar nga pandemia e coronavirusit.
Në Japoni kjo rritje po regjistrohet për herë të parë pas vitit 2009 – pas krizës globale ekonomike – por tani po e përcjell një trend tjetër.
“Pandemia e coronavirusit i ka detyruar njerëzit të futen në rrethana të pazakonta”, ka bërë të ditur për AFP një zyrtar i ministrisë së Shëndetësisë.
“Në veçanti janë theksuar problemet që i kanë femrat, të cilat konsiderohen se i kanë çuar deri te vetëvrasjet”, ka shtuar ai.
E vetëvrasjet tek meshkujt në fakt kanë rënë nga viti 2019, por janë regjistruar mbi 14 për qind të vetëvrasjeve tek femrat.
Edhe pse konfirmimi i shkaktarit të rritjes së vetëvrasjeve është i komplikuar, Ueda ka thënë se faktorët e mundshëm të rritjes janë papunësia e femrave dhe punët shtesë në shtëpi, në vendin ku obligimet e shtëpisë në mënyrë të pabarabartë ndahen nëpër familje.
https://www.youtube.com/watch?v=AiomBQCq6UY&feature=emb_title
Pandemia ka goditur industritë që punojnë shumë femra siç është hoteleria dhe gastronomia. Hulumtimi i kryer nga Nipon Hoso Kiokai (NHK) dhe i publikuar në dhjetor, ka treguar se 26 për qind e punëtoreve kanë raportuar probleme me punësimin, përfshirë edhe shkarkimet nga prilli – që është 19 për qind më i madh sesa ai i meshkujve.
“Coronavirusit ka goditur rëndë Japoninë”, ka thënë Jaio Okano, profesor në Universitetin Doshisha në Kyot.
E në anketën e NHK-së, 28 për qind e femrave kanë deklaruar se shpenzojnë më shumë kohë duke kryer punët e shtëpisë gjatë pandemisë e këtu përfshihet kujdesi për fëmijë që u rrit dukshëm pas mbylljes së shkollave dhe kopshteve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMusk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1
"Heil Tesla": Foto e diskutueshme e Muskut, projektohet në fabrikën e Teslas në Berlin
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova