Pavarësisht se shtetet fqinje, por edhe disa të tjera kanë hequr testet për koronavirusin me metodën PCR, Maqedonia e Veriut po përballet me dukurinë e falsifikimit të tyre nga qytetarët, që kryesisht ia mësyjnë vendeve të Bashkimit Evropian, ku testet e tilla nevojiten si dëshmi se ata nuk janë të infektuar me këtë virus.
Falsifikimi, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, bëhet nga persona që druajnë se mund të jenë të infektuar, por që duan të kalojnë kufirin për arsye të ndryshme.
Çmimi për një test PCR sillet rreth 1,800 denarë apo 30 euro, ndërsa për teste të shpejta sillet rreth 15 euro, por në shumë vende ky i fundit nuk pranohet meqë, detekton infektimin vetëm në pesë ditët e fundit.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme, thonë se falsifikuesit nuk bëjnë këtë vepër për shkak të kostos së testit, që nuk kushton shumë, por që të mos kenë pengesa në rast se janë të prekur nga sëmundja COVID-19.
“Kjo është një vepër penale që nuk ka të bëjë vetëm me falsifikim të dokumenteve zyrtare, por edhe me rrezikimin e jetës së qytetarëve pasi personat që kanë kaluar kufirin pa këtë test mund të kenë qenë të infektuar, me çka kanë bartur atë jashtë kufijve apo kanë sjellë brenda vendit gjatë kthimit të tyre”, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë, Toni Angellovski, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Nga dikasteri i policisë, thonë se para disa ditësh, pa saktësuar vendin dhe kohën, kanë ndalur gjashtë persona, pesë nga Shkupi dhe një nga qyteti i Kavadarit, si falsifikues të testit PCR për kalim të kufirit me Bullgarinë.
Angellovski thotë se ky nuk është rasti i parë, pasi në kufirin me këtë shtet të BE-së janë zbuluar më shumë se 20 raste të falsifikimit të testeve PCR.
Falsifikim të 30 testeve janë zbuluar edhe në vendkalimin kufitar në Bllacë me Kosovën, kur ky shtet kërkonte testin PCR, sikur edhe në Tabanoc afër Kumanovës, drejt kufirit me Serbinë.
Nga Instituti i Shëndetit Publik kanë konfirmuar bashkëpunimin me policinë për zbulimin e testeve false, duke i dhënë informacione MPB-së nëse personat e ndaluar figurojnë ose jo në sistemin e tyre të personave të testuar.
Mjeku Ilir Luma thotë për Radion Evropa e Lirë se personat e tillë duhet të marrin dënimin maksimal, pasi dëmet që mund të shkaktojnë ata janë serioze, si përhapës të mundshëm të virusit.
“Këto falsifikime assesi se nuk duhet të lejohen, ato gjëra duhet doemos të pengohen dhe të marrin dënimin e merituar sepse askush nuk guxon që përmes një falsifikimi të tillë të rrezikojë jetën e tjetërkujt. Në fakt, ai është përgjegjës për përhapjen e sëmundjes që për fat të keq në shumë vende po merr jetën e 10, 12 apo 15 për qind të të infektuarve”, thotë mjeku Ilir Luma.
Falsifikimin e testeve për koronavirus, por edhe akte tjera që lidhen me shëndetin e qytetarëve, sociologu Ilija Acevski i quan veprime të ulëta të individëve të pandërgjegjshëm, që sipas tij, për të përfituar të mira materiale, nuk kursejnë as jetën e qytetarëve.
“Morali apo natyra njerëzore është vënë në pikëpyetje kur bëhet fjalë për të përfituar materialisht, pa mbajtur aspak llogari së pari për veten e tij, e më pas edhe më shoqërinë në përgjithësi. Për fat të keq, këto dukuri janë bërë si të rëndomta. Ne jemi bërë egoistë, mendojmë vetëm për veten tonë dhe aspak nuk shqetësohemi për atë që të tjerët bëjnë. Kjo vërtetë është shqetësuese, pasi çdonjëri prej nesh mund të jetë viktimë e një veprimi të tillë, por aspak nuk reagojmë”, thotë socilogu Ilija Acevski./REL/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![QMK: Në 24 orët e fundit kemi pranuar 2028 thirrje nga qytetarët, alarmuan dhe për vendosjen e bombave në shkolla](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/05/QMK-380x233.jpg)
QMK: Në 24 orët e fundit kemi pranuar 2028 thirrje nga qytetarët, alarmuan dhe për vendosjen e bombave në shkolla
![Kandidatja për deputete, Doruntina Maloku: U kry çdo sen, Llap të dua!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476347820_10170807851975515_4765111187098623161_n-380x233.jpg)
Kandidatja për deputete, Doruntina Maloku: U kry çdo sen, Llap të dua!
![Deri në ora 11:00, mbi 4 mijë bashkatdhetarë kanë votuar, prijnë Gjermania dhe Zvicra](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476797986_1050156560474552_4662049596669104833_n-2-380x233.jpg)
Deri në ora 11:00, mbi 4 mijë bashkatdhetarë kanë votuar, prijnë Gjermania dhe Zvicra
![Humb jetën një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/09/LAJMI-I-FUNDIT-2-780x439.png)
Humb jetën një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij
![Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Alicia-Kearns-Deputete-Britaneze-foto-Ridvan-Slivova-9-780x439.jpg)
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
![Diaspora nis votimin nëpër ambasada](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476762088_10162793164279824_5280106582296192096_n-1-780x439.jpg)
Diaspora nis votimin nëpër ambasada
![Gjendet vajza e mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur në Prishtinë, dyshohet se u dhunua seksualisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/10/Zhduket-nje-vajze-e-mitur-780x439-1-780x439.jpg)
Gjendet vajza e mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur në Prishtinë, dyshohet se u dhunua seksualisht
![Votimi nga diaspora në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, KQZ jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Konference-KQZ-Valmir-Elezi-foto-Ridvan-Slivova-2-780x439.jpg)
Votimi nga diaspora në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, KQZ jep detaje
![MPJD: Të gjitha qendrat e votimit jashtë vendit janë hapur sipas kohës së planifikuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/475573590_1050156507141224_3615576832217983322_n-780x439.jpg)
MPJD: Të gjitha qendrat e votimit jashtë vendit janë hapur sipas kohës së planifikuar
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti