Koalicioni i organizatave vendore për vëzhgimin e zgjedhjeve Demokracia në Veprim (DnV) ka mbajtur sot konferencën e radhës, në të cilën u vlerësua ecuria e dhjetë ditëve të fushatës zgjedhore. DnV me këtë rast ka ftuar të gjithë qytetarët me të drejtë vote të marrin pjesë në zgjedhjet e së dielës.
Veton Mujaj nga DnV njoftoi se dhjetë ditët e fushatës zgjedhore kanë kaluar kryesisht në një atmosferë të qetë, ndonëse me një numër të konsiderueshëm të aktivitete zgjedhore, shumë shpesh të pa paralajmëruara para institucioneve përkatëse.
“Në shumicën e aktiviteteve të subjekteve politike, mosrespektimi i masave kundër COVID19 ishte evident. Këto aktivitete u shoqëruan me grumbullime të mëdha qytetarësh në tubime publike, duke mos respektuar rregullat për distancë sociale dhe mbajtjen e maskave në mënyrë të duhur”.
“Fryma konkurruese e fushatës u ka mundësuar qytetarëve të informohen për platformat politike, edhe përmes pjesëmarrjes në aktivitete por edhe përmes plasimit të informatave në media e rrjete sociale. Ndonëse, shumë organizime ndërruan formatet e tyre, orientimi i subjekteve politike kryesisht në premtime elektorale është parë si vazhdimësi e trendeve të fushatave të mëparshme dhe riciklim i mesazheve. Po ashtu, elemente të gjuhës së urrejtjes në baza politike nuk kanë munguar në aktivitetet zgjedhore të monitoruara. Programet politike, u publikuan me shumë vonesë ndërsa pjesëmarrja e gruas në aktivitete zgjedhore ishte më e ulët se 30%. Prezencë e ulët e grave është shënuar edhe në media duke mos iu ofruar mjaftueshëm hapësirë gjatë kronikave zgjedhore dhe spote reklamuese. Pra edhe gjatë kësaj fushate subjektet politike nuk u kanë ofruar grave qasje të barabartë në garën zgjedhore, në kundërshtim me ligjin për barazi gjinore, i cili përcakton përfaqësim të barabartë”, tha Mujaj.
Lidhur me mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore në komunat serbe foli Dushan Radakoviq nga DnV, i cili tha se fushata u zhvillua në mënyrë paqësore, pa ndonjë incident.
Sipas tij, Komisionet Komunale të Zgjedhjeve zbatuan aktivitetet e tyre në përputhje me ligjin, procedurat e përshkruara dhe në përputhje me masat epidemiologjike. “Subjektet politike në këto komuna nuk kanë mbajtur pothuajse asnjë mbledhje madhore me mbi 50 persona. Tubimet ishin në përputhje me masat e përshkruara epidemiologjike dhe u raportuan në Komisionet Komunale të Zgjedhjeve 24 orë më parë”, tha ai.
Veton Mujaj u bëri thirrje qytetarëve që pas një fushate zgjedhore konkurruese, të marrin pjesë në zgjedhje dhe të shprehin lirshëm vullnetin e tyre politik, pa presion dhe pa frikë.
“E drejta për të zgjedhur, si një nga të drejtat fundamentale të njeriut, është thelbi i demokracisë gjithëpërfshirëse përmes së cilës qytetarët e përcaktojnë të ardhmen e tyre”.
Ai shtoi se Koalicioni i OJQ-ve vendore për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim (DnV)” me 498 vëzhguesit janë gati për vëzhgimin e Zgjedhjeve.
“Ne si DnV vlerësojë se 14 shkurti është mundësia reale për të gjithë qytetarët, që të bëhen pjesë e vendimmarrjes, të zgjidhin ato dhe ata për të cilët vlerësojnë se i përfaqësojnë në mënyrën më të mirë. Si dhe të zgjedhin ata përfaqësues që do të ndikojnë në kualitetin e jetës së tyre. Prandaj është e rëndësisë së veçantë që nesër bindja juaj programore e ideologjike dhe vizioni juaj të bëhet realitet. Secila votë ka vlerën e saj, prandaj duhet të kujdeseni që të votoni saktë, në mënyrë që vota juaj të numërohet”, tha ai.
“Ne ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të vendit me të drejtë vote, që nesër mos të rrinë në shtëpi, të vendosin maskat dhe të dalin të votojnë”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAkuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Ish-atasheu i Kosovës në SHBA: Kosova, partner i vogël, por i besueshëm i SHBA-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025