LAJMI I FUNDIT:

Qeveria miraton vendime për zbatimin e “Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike”

Qeveria miraton vendime për zbatimin e “Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike”

Me kërkesën e Kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në pajtim Rregulloren e Punës së Qeverisë, është mbajtur mbledhja korresponduese\elektronike, e 64-ta me radhë, në të cilën janë miratuar katër vendime.

Vendimi i parë që ka marrë miratimin e Qeverisë në mbledhjen e sotme ishte për ndarjen e mjeteve financiare për Fondin Kosovar për Garanci Kreditore.

Një milion e pesëqind mijë euro (1,500,000) janë ndarë nga Qeveria e Republikës së Kosovës për mbulimin e kostos së tarifës së Fondit për Garanci Kreditore. Këto mjete janë marrë nga “Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike”


Vendimi tjetër i miratuar nga kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme ishte lirimi për studentë nga pagesa e shkollimit për regjistrimin e semestrit veror në vitin akademik 2020-2021.

Lirim të plotë nga pagesa e tarifës për regjistrimin e semestrit veror të viti akademik 2020/21 do të ketë për studentët e nivelit baçellor në institucionet publike të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës, të cilët nuk kanë qenë përfitues nga skemat ekzistuese për lirim deri në hyrjen në fuqi të këtij vendimi. 50% lirim nga pagesa e tarifës për semestrin veror të viti akademik 2020/21 për studentët e nivelit master, që nuk kanë qenë përfitues nga lirimi sipas skemave ekzistuese.

Përfitues të këtyre lirimeve do të jenë edhe studentët nga Lugina e Preshevës dhe nga Mali i Zi, të cilët studiojnë në institucionet publike të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës.

Për zbatim të këtij vendimi janë ndarë mjete në vlerë tre milionë e dyqind e tridhjetë e dy mijë euro (3,232,000). Këto mjete do të kompensojnë të hyrat e institucioneve publike të arsimit të lartë në Kosovë.

Këto mjete do të merren nga “Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike” dhe do të transferohen te Thesari në kategorinë e shpenzimeve të Subvencioneve dhe Transfereve.

Me një vendim të miratuar në mbledhjen e sotme është bërë ndryshimi dhe plotësimi i Vendimit të Qeverisë nr. 06/58 të datës 14.01.2021. Me këtë ndryshim pika 1.14, Masa 14, riformulohet duke përcaktuar se në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, në nën programin  Ndërmarrësia, do të ndahen 8 milionë euro për subvencionimin e burimeve të ripërtritshme të energjisë.

Ndërsa pas pikës 1.16 shtohet si pikë 1.17, masa e 17, sipas të cilës mjetet me vlerë prej 8 milion eurove nga pika 1.14 do të mbeten të paalokuara te Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike dhe do të ndahen sipas nevojës për mbulimin e kërkesave të natyrës së pandemisë dhe rimëkëmbjes ekonomike.

Vendimi i katërt i aprovuar në mbledhjen e sotëm ka qenë për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë nr. 01/62 të datës 09.02.2021. Me ndryshimin dhe plotësimin e këtij vendimi, sqarohet se mjetet për zbatimin  e vendimit për ndarjen e mjeteve për Shoqatën e Invalidëve të Luftës së UÇK-së për mbulimin e shpenzimeve për nevojat emergjente për protezat e invalidëve të UÇK-së, do të sigurohen nga nënprogrami i shpenzimeve të paparashikuara në kategorinë e Rezervës dhe të njëjtat transferohen të nën programi  për Invalidët e Luftës – kategoria e shpenzimeve dhe transfereve dhe nga aty te Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së.

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Ekonomi
Kalo në kategori