Me një kapelë cilindër në kokë, dhe me një palë mustaqe të njohura për të gjithë, Usman Khan, një pakistanez, vërtitet përmes trafikut, me një shkop në dorë, duke ngacmuar shoferët e duke i bërë ata të qeshin në këmbim të disa monedhave, me një imitim të Charlie Chaplinit që është bërë viral tani.
32 vjecari, një aktor nga Peshavari, shpreson se magjia e filmave pa zë të së shkuarës, do të mund ti sjellë pak gëzim banorëve të qytetit kaotik. Ai thotë se ideja për të imituar Chaplinin i erdhi ndërsa po shihte një video të aktorit legjendar, kur po shërohej nga një sëmundje.
“Unë mendova se duhej të filloja të veproja si Carlie dhe të përhapja lumturi mes njerëzve, të tërhiqja vëmendjen e tyre nga pandemia e koronavirusit”, tha Khan për AFP.
I veshur si Caplini, Khan, hyn mes makinave, bezdis shitësit dhe me raste, shpon edhe kalimtarët me shkopin e tij ndërsa ulet këmbëkryq në ndonjë rrugë a trotuar ku edhe sulmohet nga fansat që i kërkojnë një selfie.
E gjithë kjo, ka rezultuar një hit. Në vetëm dy muaj, Khan ka tërhequr më shumë se 850 mijë ndjekës dhe ka fituar miliona pëlqime në tiktok, platformë kjo shumë popullore në Pakistan, ku ai hedh videot e tij.
Por nuk ka qenë gjithnjë fushë me lule për 32 vjecarin, që ashtu si shumëkush në Pakistan po strëmundohet të gjejë një punë në mesin e vështirësive ekonomike të shkaktuara nga pandemia. Dhe roli i Chaplinit, sic thotë ai, i ka dhënë një qëllim të ri.
“Më pëlqen të bëj si Charli Chaplini pasi ashtu mund të fsheh të gjitha shqetësimet dhe trishtimet e mia”, thotë ai. /tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje