LAJMI I FUNDIT:

Klopp dhe Liverpooli kanë gati ‘fshesën’ e verës me gjashtë largime, Xherdan Shaqiri pjesë e listës

Klopp dhe Liverpooli kanë gati ‘fshesën’ e verës me gjashtë largime, Xherdan Shaqiri pjesë e listës

Jurgen Klopp tashmë është duke u përgatitur për një rregullim të madh të skuadrës së Liverpoolit për sezonin e ri, ndërsa gjashtë lojtarë pritet të largohen.

Mbrojtja e titullit të Ligës Premier nga Liverpooli nuk po shkon ashtu siç kishte shpresuar Klopp ndërsa Reds janë 10 pikë prapa liderëve të Manchester Cityt.


Por, Klopp gjithashtu është dashur të merret me dëmtimet e shumta të lojtarëve kryesorë të ekipit të parë në Liverpool.

Roy Keane zbulon emrat e katër lojtarëve të Liverpoolit që nuk do mund të ishin pjesë e ekipit të Unitedit, mes tyre edhe Shaqiri
Lexo po ashtu Roy Keane zbulon emrat e katër lojtarëve të Liverpoolit që nuk do mund të ishin pjesë e ekipit të Unitedit, mes tyre edhe Shaqiri

Megjithatë, kjo nuk e justifikon fare sezonin e dobët deri më tani dhe vera e vitit 2021 pritet të sjell shumë afrime dhe largimi nga Anfield.

Sipas mediumit britanik The Sun, koha e Xherdan Shaqirit në Anfield mund të mbarojë pasi ish-lojtari i Bayern Munichut dhe Interit mund të largohet.

Mediumit Athletic raporton se Alex Oxlade-Chamberlain, i cili ka bërë vetëm dy paraqitje si titullar në Ligën Premier këtë sezon, mund të shitet në verë.

Georginio Wijnaldum ishte i lidhur shumë me Barcelonën verën e kaluar, por ekipi katalunas nuk arriti të zbarkonte holandezin dhe mesfushori mund të transferohet falas dhe të ribashkohet me Ronald Koeman në verë pasi mbetet pa kontratë.

Portieri spanjoll Adrian mund të largohet gjithashtu nga Liverpooli së bashku me Wijnaldum, Oxlade-Chamberlain dhe Shaqiri, sipas raporteve.

Divock Origi është një tjetër lojtar i ekipit të parë i cili është në listën e largimeve këtë verë. Sulmuesi belg 25-vjeçar ka shënuar vetëm një herë në 15 paraqitje në të gjitha garat dhe ka mbetur edhe pas Diogo Jota në hierarki.

Athletic gjithashtu raporton se Naby Keita mund të largohet nga Anfield këtë verë pasi ai ka luftuar për një vend titullari që nga ardhja e tij në Liverpool në 2018.

Mesfushori 25-vjeçar është dëmtuar shpesh dhe ka parë mundësi të kufizuara edhe më shumë me ardhjen e Thiago Alcantara nga Bayern Munchen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Bayerni konfirmon lëndimin e yllit të skuadrës, mungon ndaj Real Madridit

Bayerni konfirmon lëndimin e yllit të skuadrës, mungon ndaj Real Madridit

Bundesliga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Ndërkombëtare
E ardhmja e tij është larg Old Trafordit, Man Utd i vendos çmimin e largimit Jadon Sanchos

E ardhmja e tij është larg Old Trafordit, Man Utd i vendos çmimin e largimit Jadon Sanchos

Premier League
Kalo në kategori