LAJMI I FUNDIT:

Roy Keane zbulon emrat e katër lojtarëve të Liverpoolit që nuk do mund të ishin pjesë e ekipit të Unitedit, mes tyre edhe Shaqiri

Roy Keane zbulon emrat e katër lojtarëve të Liverpoolit që nuk do mund të ishin pjesë e ekipit të Unitedit, mes tyre edhe Shaqiri

Roy Keane ka këmbëngulur që katër lojtarë të Liverpoolit nuk do të mund të ishin pjesë e skuadrave të Ligës Premier, si Leicester City, Manchester United ose Manchester City.

Serie prej 68 ndeshjeve pa humbje e Liverpoolit në Anfield u thye në fund të janarit pas një humbje tronditëse 1-0 ndaj Burnley, ndërsa forma në shtëpi ka vazhduar të bjerë pasi pësoi disfata edhe ndaj Brighton dhe Cityt këtë muaj.


Duke folur për Sky Sports, Keane kritikoi thellësinë e skuadrës së Jurgen Klopp në Liverpool dhe cilësinë e disa prej lojtarëve të Reds.

City i Pep Guardiolas triumfon me një fitore të thellë në Anfield, Liverpooli gjithmonë e më larg kreut
Lexo po ashtu City i Pep Guardiolas triumfon me një fitore të thellë në Anfield, Liverpooli gjithmonë e më larg kreut

Irlandezi 49-vjeçar veçoi katërshen: James Milner, Xherdan Shaqiri, Divock Origi dhe Caoimhin Kelleher, të cilët sipas tij nuk do të paraqiteshin në skuadrat e Leicester, United apo City.

“Pavarësisht nga mbrojtësit, pjesët e tjera të ekipit, mesfushën dhe sulmuesit, Lojtarët e tyre rezervë nuk kanë qenë mjaft të mirë”, ka thënë fillimisht Keane.

“Milner, Shaqiri, Origi dhe Kelleher, në rregull, ai është një portier i ri që po kalon, por këta djem nuk do të futeshin në ekipin e Man City, në ekipin e Man United apo edhe në ekipin e Leicester”.

“Këta janë lojtarët rezervë që nuk kanë treguar se janë mjaft të mirë”, përfundoi legjenda e Unitedit.

Keane gjithashtu e quajti Liverpoolin “kampion të keq” dhe kritikoi justifikimet e Klopp pas humbjes së Reds me Cityn 4-1 në fundjavë.

Liverpooli aktualisht është i katërti në Ligën Premier dhe ka rënë me 10 pikë prapa skuadrës sfiduese të Pep Guardiolas.

Reds do të kthehen në aksion të shtunën ndërsa udhëtojnë për tek King Power Stadium për ndeshjen e tyre me Leicester Cityn. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori