Shiu që ka filluar mbrëmë ka vërshuar shumë komuna të Kosovës të ketë vërshime. Në disa vende rrugët janë shndërruar në lumenj.
Pa kaluar 24 orë prej se filluan reshjet e shiut vërshimet filluan në disa fshatrat e Pejës.
Në Qallapek rrugët ishin shndërruar në lumenj derisa banorët hallin e kishin se mos uji iu hynte në shtëpi.
“Në fshatin tonë mbi 50% e shtëpive janë përfshirë nga uji. Kjo ka shkaktuar problem te ekonomitë familjare. Ka përmbytje të stallave dhe shtëpive të banueshme”, deklaroi për RTV Dukagjinin banori Atdhe Berisha.
“Mbrëmë prej orës 22:00 fshati Qallapek ka filluar të përmbytet. Edhe tash banorët janë në stres dhe ankth nga frika e futjes së ujit në shtëpia”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Edhe fshati Krushec është në të njëjtën gjendje. Banori Adem Thaçi fajin po ua lë lumenjve.
“Ura është mjaft e ulët. Ndoshta gjendja do të ishte më e mirë pot ë ishte më e lartë ura”, thotë Adem Thaçi.
Drejtori i Shtabit Emergjent në Komunën e Pejës, Muhamet Mahmutaj thotë se faj për këto vërshime kanë edhe banorët pasi sipas tij kanë ngushtuar shtratin e lumit.
Edhe në fillim të vitit shumë komuna të Kosovës u përfshinë nga vërshimet si pasojë e reshjeve disaditore. Këto vërshime kanë pasur edhe kosto të madhe financiare për banorët./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City