LAJMI I FUNDIT:

Ardit Gjebrea njofton se është infektuar me COVID-19

Ardit Gjebrea njofton se është infektuar me COVID-19
Ardit Gjebrea (Foto: Instagram)

Prezantuesi i njohur nga Shqipëria, Ardit Gjebrea, ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi që ka hedhur në llogarinë e tij personale, Instagram.

Megjithëse është në ditën e dytë, ai tregon se është në gjendje të mirë shëndetësore me temperaturë jo shumë të lartë.


Ardit Gjebrea (Foto Instagram)

“Dita e dytë – pozitiv. Nuk po obobo-hem sepse me temperaturë jo shumë të lartë jam. E ç’mund të bëjë njeriu i mbyllur në shtëpi. Mendon gjithmonë për punën dhe në fakt, me gjithë vështirësitë që na përball koha, na zhvilloi instiktin e gjetjes së alternativës, që në këtë rast do të thotë: E diela Shqiptare do të zhvillohet të dielën, sigurisht bashkë, por nga shtëpia”, ka shkruar ai.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Shqipëri sot (e mërkurë) kanë humbur jetën 15 persona dhe 1143 të tjerë janë të infektuar si pasojë e coronavirusit.

Përndryshe që nga nisja e pandemisë, Shqipëria numëron 1503 fatalitete nga COVID-19. /Telegrafi/

Ardit Gjebrea (Foto: Instagram)