LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora sjell pamje të tjera nga xhirimet e klipit të ri, kësaj radhe shfaq këpucët me flamurin kombëtar

Rita Ora sjell pamje të tjera nga xhirimet e klipit të ri, kësaj radhe shfaq këpucët me flamurin kombëtar

Kanë ngelur vetëm dy ditë që nga publikimi i këngës së re të Rita Orës të quajtur, “Bang”.

Derisa mezi po pret për lansimin e këtij projekti, artistja shqiptare ka vazhduar të ndajë të tjera detaje nga klipi i saj i ri.

Ajo së fundmi ka sjell një tjetër fragment të shkurtër në rrjete sociale, përmes të cilit tregon më shumë për përmbajtjen e këtij projekti.


Rita Ora (Foto: Instagram)

Siç është vënë re, ylli shqiptar në pjesën e publikuar shfaqet me këpucët me flamurin kuq e zi.

Ky është një tjetër detaj i këngës, në të cilën përfshihen gjërat me motive kombëtare shqiptare.

Rita Ora falënderon Valdrin Sahitin për veshjet tradicionale: Pikërisht në kohën kur Kosova feston Pavarësinë
Lexo po ashtu Rita Ora falënderon Valdrin Sahitin për veshjet tradicionale: Pikërisht në kohën kur Kosova feston Pavarësinë

“Dy ditë nga lansimi i Bang”, ka shkruar ajo.

Rita Ora (Foto: Instagram)

Theksojmë që për veshjet tradicionale shqiptare në klip u përkujdes kreatori Valdrin Sahiti, gjersa ky është bashkëpunimi i saj mes artistëve: David Guetta, Gunna dhe Khea. /Telegrafi/