Ritual i thjeshtë dhe shumë i rëndësishëm: A është vërtet e nevojshme urinimi pas seksit?
Është e vërtetë se sëmundjet e traktit urinar (STU) janë të zakonshme tek femrat dhe ato që janë seksualisht aktive janë më të rrezikuara
Një infeksion i traktit urinar ndodh kur bakteret nga uretra arrijnë në veshka ku shumohen dhe shkaktojnë infeksione. Këto infeksione shpesh lidhen më marrëdhëniet seksuale duke qenë se gjatë tyre uretra përballet me baktere të reja dhe tek anatomia e femrës, rruga deri te veshkat është më e shkurtër se tek meshkujt.
Urinimi pas seksit ndihmon në largimin e baktereve para se ato të udhëtojnë drejt veshkave, por gjithsesi ky proces nuk ka një kohë të përcaktuar. Ndërkohë që urinimi para dhe pas seksit ul shanset për të marrë një STU, për këtë nuk është e nevojshme të keni një kronometër.
Pra nëse nuk e ndjeni të nevojshme të urinoni, atëherë mos e shtyni veten, shkruan Women’s Health.
Thjesht sigurohuni që ta bëni një gjë të tillë përpara se t’ju zërë gjumi. Nëse ndieni nevojën për të urinuar, mos e injoroni atë. Pas seksit apo në çdo moment tjetër të ditës, kurrë mos e mbani urinën pasi një gjë e tillë mund të rrisë numrin e baktereve dhe të përkeqësojë infeksionet. Kështu që bëjeni kur t’ju vijë dhe për t’u theksuar: fshihuni në drejtim nga para-pas.
Disa femra preken më shumë nga këto infeksione se të tjerat. Faktori si diabeti, gurët në veshka apo anomali në traktin urinar, bëjnë që disa femra të preken më thjeshtë nga infeksionet e traktit urinar.
Nëse keni deri në tre infeksione të tilla brenda një viti, konsiderojeni veten pjesë të këtij grupimi, raporton Anabel.
Nëse nuk keni kurrë infeksione të traktit urinar ose shumë të rralla dhe nuk urinoni menjëherë pas seksit, mund të vazhdoni rutinën tuaj.
Nëse nuk ka qenë kurrë një problem për ju, atëherë nuk ka asgjë të keqe të mos urinoni pas marrëdhënieve seksuale. Ndoshta jeni thjesht të hidratuara mirë dhe urinoni në mënyrë të rregullt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTre fraza që duhet t'i shmangim nëse duam të rritim fëmijë me vetëbesim
Si ta aplikoni fondatinën, influencerja ndan sekretin që duhet të dini
Xhinset e ngushta mund të rikthehen në modë në vitin 2025
Martesat më të gjata dhe më të shëndetshme ndajnë këto tipare
Pse Kate Middleton vesh këpucë në dy madhësi të ndryshme?
Rastësi me stil apo një përzgjedhje e qëllimshme: Kendall dhe Hailey shpallin këpucët e sheshta të këtij viti
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025