LAJMI I FUNDIT:

Klinika e Syve shton vëllimin e punës, ulë referimet jashtë vendit

Klinika e Syve shton vëllimin e punës, ulë referimet jashtë vendit

Numri i rasteve të referuara nga Klinika e Syve e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore, ka rënë në më shumë se 50 % gjatë vitit 2020.

Kështu ka bërë të ditur Qendra Klinike Universitare e Kosovë (QKUK).


“Vitin e kaluar, 190 pacientë, që kishin probleme të ndryshme shëndetësore me sy, të cilat nuk janë trajtuar në Kosovë, janë dërguar për shërim jashtë institucioneve publike shëndetësore. Në vitin 2019 u referuan 469 raste, ndërsa në vitin 2018 ishin referuar 527 raste për shërim jashtë institucioneve publike shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Tutje, QKUK thekson se pas blerjes së aparaturës së re dhe pas trajnimeve të vazhdueshme që kanë ndjekur mjekët, në Klinikën e Syve, gjatë vitit 2020, janë aktivizuar shërbime të reja shëndetësore.

“Për një vit, mjekët specialistë të oftalmologjisë kanë kryer 126 operacione në segmentin e pasmë të syrit apo PPV (Pars Plana Vitrectomi), 37 intervenime me Laser Assisted DCR- Dacryocystorhinostomy (operim i kanalit të lotit me laser), 41 raste me Cross-Linking (CXL) tek rastet me Keratokonus dhe 4 ndërhyrje me laserim tek retinopatia te prematurët – ROP (ndërhyrje me laser te fëmijët e lindur para kohe, që kanë problem me enët e gjakut).

Më herët, në pamundësi për të marrë këto shërbime në QKUK, qytetarët e Kosovës janë detyruar të gjejnë zgjidhje jashtë institucioneve publike shëndetësore, në rastin më të vështirë, edhe në vendet e huaja, duke harxhuar mijëra euro”, vijon njoftimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta

Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta "transformojë" dialogun

Lajme
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori