LAJMI I FUNDIT:

Analistët i shohin të parealizueshme disa premtime të partive politike

Analistët i shohin të parealizueshme disa premtime të partive politike

Partitë politike rëndomë u janë drejtuar publikut me premtime që nuk janë realizuar.

Sipas analistëve, disa premtime të partive politike janë të parealizueshme.

Visar Ymeri nga Instituti për Politika Sociale thotë se këto premtime megalomane nga partitë po bëhen për ta rritur elektoratin e tyre.


“Partitë këtë e bëjnë për ta maksimalizuar votën. Mirëpo me këtë farë traditë partitë politike ja kanë minuar vetës mundësinë e premtimeve pasi që nëse premton dy apo tri herë dhe nuk e  realizon, atëherë ia humb kredibilitetin partisë. Prandaj partitë që kanë qeverisur deri më tani po dalin keq në sondazhe edhe për shkak të këtyre gjërave”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Visar Ymeri.

E profesori universitar Bardh Rugova konsideron se manipulimi me qytetarët në kohë fushatash është bërë përditshmëri, përcjell Telegrafi.

“Fakti që ne për shumë vite partitë e njëjta politike që janë ndërruar në pushtete me diskurse pak a shumë të njëjta politike, tregon se ne si shoqëri e kemi toleruar një situatë të tillë”.

Në këtë fushatë zgjedhore subjektet politike më së shumti kanë premtuar zhvillim ekonomik e punësim.

Fushata elektorale përfundon me 12 shkurt./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Kalo në kategori