LAJMI I FUNDIT:

“Molla e madhe” po hapet, guvernatori i Nju Jorkut paralajmëron zbutjen e masave anti-COVID

“Molla e madhe” po hapet, guvernatori i Nju Jorkut paralajmëron zbutjen e masave anti-COVID

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, ka paraqitur planin për “ringjalljen” e skenës artistike të Nju Jorkut, si dhe ka lejuar restorantet të hapin ambientet e tyre më herët sesa që ishte paralajmëruar, e kjo po ndodh për shkak të situatës së “kënaqshme” epidemiologjike, shkruan Reuters.

“Kur e mbyllën Broadway e kinematë, kemi mbyllur tërë industrinë”, arsyeja është e ditur, por tani duhet të gjejmë një mënyrë t’i ndihmojmë”, ka porositur Cuomo gjatë një konference për media, gjatë prezantimit të planit për “ringjalljen” e skenës artistike të quajtur “New York Pops Up”, transmeton Telegrafi.


Guvernatori i Nju Jorkut ka paralajmëruar rreth 300 ngjarje të veçanta artistike gjatë 100 ditëve të ardhshme, si një uverturë për mbylljen e serishme të mundshme të teatrit në Broadway, e eventi i parë do të mbahet më 20 shkurt në Manhattan.

Cuomo gjithashtu ka ndryshuar datën kur restorantet në Nju Jork do të mund sërish të fillonin punën me 25 për qind të kapaciteteve gjatë 12 shkurtit, e paralajmërimi për rihapje më herët ishte bërë duke bërë të ditur se do të ndodhë më 14 shkurt, në ditën e të dashuruarve.

Përqindja e infeksioneve me coronavirus vazhdimisht është duke rënë në Nju Jork, kurse javën e kaluar ishte raportuar 4.42 e jo siç ishte 7.94 për qind më 4 janar – përqindje kjo e kënaqshme për lirimin e masave anti-COVID. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Presidentja e Gjeorgjisë i vë veton 'ligjit rus' që ka provokuar protesta prej javësh

Presidentja e Gjeorgjisë i vë veton 'ligjit rus' që ka provokuar protesta prej javësh

Botë
Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën

Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën

Bosnja
Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Botë
Kalo në kategori