LAJMI I FUNDIT:

Miqësia me mjellmën që zgjat tash e afro katër dekada, i shpëtoi jetën shpendit të lënduar 37 vite më parë – prej asaj kohe nuk e ka braktisur

Miqësia me mjellmën që zgjat tash e afro katër dekada, i shpëtoi jetën shpendit të lënduar 37 vite më parë – prej asaj kohe nuk e ka braktisur

Një miqësi e pazakontë mes postierit të pensionuar turk dhe një mjellme që e shpëtoi, është e fortë edhe sot pas pothuajse gati katër dekadave.

Recep Mirsan e gjeti mjellmën që e quan Garip, para 37 viteve në pjesën perëndimore të provincën turke Jedrene, transmeton Telegrafi.


Mirsan së bashku me një grup të miqve po kalonin me veturë, kur vërejtën mjellmën me kraharor të thyer në një fushë. Ai menjëherë e mori për ta mbrojtur dhe e mbajti në veturë deri pasdite, kur edhe e kuptoi se nuk mund ta kthej në “shtëpinë” e saj.

Prej asokohe, mjellma Garip jeton në pronën e tij në rajonin Karagaç që kufizohet me Greqinë. Garipin e përcjell Mirsanin kudo që ai shkon, madje edhe kur i kryen punët e fushës dhe çdo mbrëmje dalin për shëtitje.

“Pasi që i dua kafshët i thash vetes se duhet ta marr në shtëpi, në vend se ta lë si pre e dhelprave. Jemi mësuar njëri me tjetrin, kurrë nuk ndahemi”, ka thënë Mirsan për AP.

Ai e pagëzoi mjellmën me emrin Garip që mund të përkthehet si “çudi”, por gjithashtu përdoret për personat që i ka “braktisur” fati. Garip shumicën e kohës e kalon jashtë “territorit” të saj, dhe kurrë nuk ka tentuar të arratisur nga prona e Mirsanit.

Ky postier i pensionuar turk është i ve dhe pa fëmijë që i qëndroi besnik mjellmës dhe për asnjë moment nuk i shkoi mendja ta ndërroj me një kafshë tjetër. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë” – OKB vlerëson se rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30 deri në 40 miliardë dollarë

“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë” – OKB vlerëson se rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30 deri në 40 miliardë dollarë

Botë
Kalo në kategori