Rreth 1.6 milion euro është vlera e aseteve të sekuestruara dhe të konfiskuara në vitin 2020 dhe të cilat janë në Agjencinë për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar. Vlera totale e pasurisë se administruar nga kjo agjenci, që nga themelimi i saj një dekadë më parë, është afërsisht 40 milionë euro.
Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar funksionon në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë dhe bashkëpunon me organet e drejtësisë, në mënyrë që ta luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin në Kosovë.
Konfiskimi nënkupton marrjen e përhershme të pasurisë sipas urdhrit të formës së prerë nga gjykata kompetente apo organi tjetër kompetent në pajtim me ligjin në fuqi, kurse sekuestrimi nënkupton marrjen e pasurisë nga organi kompetent deri në vendimin e prerë të gjykatës.
Ardian Bajraktari, ushtrues i detyrës së sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë, tha se veç aseteve që janë në depon e agjencisë, ka edhe shtëpi e banesa të cilat janë të sekuestruara edhe konfiskuara, e që janë nën mbikëqyrjen e agjencisë, por edhe një sasi e arit e cila ruhet nga Banka Qendrore.
Çka ndodh me pasurinë e konfiskuar?
Agjencia po ashtu bën vlerësimin e pasurisë së konfiskuar dhe sekuestruar dhe pas një vendimit të prerë nga gjykata, mundëson shitjen e saj.
“Ankandet dalin për pasuritë të cilat janë të konfiskuara me vendim të plotfuqishëm të gjykatës. Ndërsa, kur pasuria është e ngrirë ose e sekuestruar, ato vetëm administrohen nga ana e agjencisë”, tha Bajraktari.
Shumë nga informacionet të cilat dërgohen në prokurori si raste të dyshuar për pasuri të fituar në mënyrë jo të ligjshme, janë nga Agjencia Kundër Korrupsionit, e cila është agjenci e pavarur.
Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli tha se gjatë trajtimit të rasteve nga deklarimi i pasurisë së zyrtarëve të lartë, agjencia ka hasur në parregullsi të ndryshme të deklarimit të pasurisë.
Ai tregoi se në bazë të deklaratave, ka pasur mospërputhje mes asaj që kanë deklaruar zyrtarët dhe gjetjeve gjatë trajtimit të rasteve.
“Prokuroria ka zhvilluar hetime lidhur me këtë çështje dhe ka informacione se përkohësisht ka sekuestruar pasuri të caktuar”, deklaroi Havolli.
Vonesa në gjykata
Megjithatë, Havolli konsideron se sistemi i drejtësisë është duke u vonuar, duke i komplikuar punët dhe duke keqmenaxhuar pasurinë e konfiskuar dhe të sekuestruar.
“Gjykatat duhet të jenë më azhure që të sjellin vendime, qoftë të sekuestrojnë, qoftë të konfiskojnë apo të sjellin vendime që ato asete të shiten apo edhe të ruhen paratë nga shitja e tyre në xhirollogaritë shtetërore. Duhet të ndryshohet qasja e menaxhimit të pasurisë së sekuestruar ose të konfiskuar sepse nga kjo çështje shtetit po i krijohet barrë në ruajtjen dhe po i krijon shpenzim në vend se të ishte e kundërta”, tha Havolli.
Në anën tjetër, Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), thotë se ka tendencat nga disa institucione për të paraqitur punën efektive me shifra madhore të sekuestrimit dhe konfiskimit të pasurisë së fituar në mënyrë të kundërligjshme.
Ai thotë se shpesh haset në shifra të ndryshme të konfiskimit të pasurisë ndër vite.
“Ende ka shumë pak aktgjykime dënuese lidhur me këto vepra penale e shumë më pak kërkesa për konfiskim të pasurisë, si rrjedhojë kemi një situatë kur jo vetëm Ministria e Drejtësisë, por pothuajse të gjitha institucionet në një farë mënyre manipulojnë me statistika e të dhëna, duke dërguar mesazhe të rrejshme lidhur me sekuestrimin apo konfiskimin e pasurisë së fituar me vepër penale”, tha Miftaraj.
Sipas tij, konfiskimi i pasurisë nuk mund të ndodhë nëse nuk do të ketë dënime të plotfuqishme dënuese nga ana e gjykatave.
Radio Evropa e Lirë ka kërkuar edhe një përgjigje nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, për shpjeguar lidhur me vonesat e vendimeve për çështjen në fjalë, por deri tash nga ky institucion nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje.
Në Ministrinë e Drejtësisë thonë se në periudhën kohore qershor – dhjetor 2020, Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar, ka ekzekutuar gjithsej 92 vendime të dërguara nga gjykatat për administrimin e pasurisë së sekuestruar ose të konfiskuar. /rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje