LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora publikon një pjesë nga xhirimet e “Bang”, promovon veshjet tradicionale shqiptare në klip

Rita Ora publikon një pjesë nga xhirimet e “Bang”, promovon veshjet tradicionale shqiptare në klip

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ditë më parë paralajmëroi rikthimin në muzikë.

Ajo ka bashkuar forcat me yllin David Guetta, Gunna dhe reperin argjentinas Khea, projekti i të cilëve pritet të publikohet më 12 shkurt (e premte).


Derisa kanë mbetur edhe pak ditë nga lansimi i klipit, 30 vjeçarja ka ndarë një tjetër pjesë të shkurtër të kësaj kënge.

Rita Ora (Foto: Instagram)

Në bazë të publikimit, krijuesja e hitit “Let You Love Me” duket se ka promovuar veshjet tradicionale shqiptare.

Në fragmentin e ndarë në rrjete sociale, Rita shfaqet me veshje të tillë së bashku me pjesëmarrësit e videoklipit të saj.

Vera Ora flet për planet e Ritës në një bisedë ‘live’ me Vjosa Osmanin: Ajo do të bëjë akoma për vendin e saj, shpresoj të shihemi së shpejti në një koncert në Kosovë
Lexo po ashtu Vera Ora flet për planet e Ritës në një bisedë ‘live’ me Vjosa Osmanin: Ajo do të bëjë akoma për vendin e saj, shpresoj të shihemi së shpejti në një koncert në Kosovë

“Edhe katër ditë”, ka qenë përshkrimi i videos – ku tregon se ka vendosur ‘link-un’ edhe në biografi të Instagramit për të pasur qasje më të lehtë në momentin e lansimit.

View this post on Instagram

A post shared by RITA ORA (@ritaora)


Për projektet e Ritës, ditë më parë në një bisedë ‘live’ me Vjosa Osmanin deklaroi edhe e ëma e saj, Vera Ora, duke treguar se është në përgatitje të këtij projekti dhe se do të involvojë traditën e trashëgiminë kulturore.

“Rita është shumë mirë, ka plane të mëdha, do ta ketë një projekt së shpejti, që do ta involvojë traditën dhe trashëgiminë kulturore, është diçka që Rita do të punojë ende për vendin e saj, ka një film që do transmetohet në Angli dhe në botë, një ditë do të ketë rastin të vij, të krenohet me origjinën e saj, shpresoj që do të takohemi së shpejti në një koncert”, përfundon Vera Ora. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila injoron

Xhensila injoron "mosmirënjohjen" e Besit, vjen me fotografi atraktive dhe poza provokuese në Instagram

Magazina
Largohen ish-banorët nga Big Brother VIP Albania, Meritoni-Ilnisës: Vetëm edhe nesër do flesh vetëm

Largohen ish-banorët nga Big Brother VIP Albania, Meritoni-Ilnisës: Vetëm edhe nesër do flesh vetëm

Magazina
Përfundon sondazhi i Telegrafit për fituesin e Big Brother VIP Albania 3, garë e ngushtë mes dy konkurrentëve

Përfundon sondazhi i Telegrafit për fituesin e Big Brother VIP Albania 3, garë e ngushtë mes dy konkurrentëve

Magazina
Ish Miss-i i ShBA arrestohet mes trafikantëve të kartelit meksikan, 34-vjeçarja Glenis Zapata shfrytëzonte profesionin për të kaluar paratë e drogës

Ish Miss-i i ShBA arrestohet mes trafikantëve të kartelit meksikan, 34-vjeçarja Glenis Zapata shfrytëzonte profesionin për të kaluar paratë e drogës

Magazina
Pak herë e ka përmendur në BBVA, por Egla Ceno dikur ka qenë pjesë e serialit të njohur italian,

Pak herë e ka përmendur në BBVA, por Egla Ceno dikur ka qenë pjesë e serialit të njohur italian, "100 Vitrinat"

Magazina
'Traileri' i filmit “It Ends With Us” është ndër më të shikuarit në vitin e fundit, madje duke e kaluar edhe “Barbie”

'Traileri' i filmit “It Ends With Us” është ndër më të shikuarit në vitin e fundit, madje duke e kaluar edhe “Barbie”

Magazina
Kalo në kategori