LAJMI I FUNDIT:

Tradita shqiptare: Rrëfimi i të moshuarës nga Istogu për dasmën e dytë të babës

Tradita shqiptare: Rrëfimi i të moshuarës nga Istogu për dasmën e dytë të babës

Zelfie Osmanaj thotë se babai iu martua edhe pse nëna ishte gjallë, ai donte të kishte djalë medoemos.

Në fshatin Gurrkoc të Istogut për shumë vite shtëpitë ishin të banuara nga rreth 100 banorë.

Zelfie Osmanaj e cila tashmë ka mbi supe plotë 85 vite, është njëra ndër banorët e këtij fshati që edhe personalisht ka përjetuar shumë tradita të lashta shqiptare.


Ajo tregon një ndër historitë e asaj kohe kur kishte martuar babin.

“Baba ka pasur dëshirë të ketë djalë. Unë në atë kohë e kisha fëmijën 1-vjeç. Kam shkuar për ta marrë nusen e babës me kerr të mbuluar më çilim. Pastaj e mbulonim kerrin me çarçafë për të mos u dukur gratë e kerrit e nusja. E morëm nusen e sollëm në shtëpi. Nëna ishte gjallë dhe më kishte vetëm mua si fëmijë. Ato kanë kaluar mirë me njëra tjetrën dhe fëmijët i kanë rritur së bashku”, rrëfen për RTV Dukagjinin, Zelfie Osmanaj.

E moshuara tregon se kur ajo është martuar në shtëpinë e burrit jetonte një familje me 106 anëtarë.

Ajo thotë se pavarësisht kushteve të jetesës së asaj kohe, ka pasur harmoni mes njerëzve.

Femrat në oda e kishin të ndaluar të futen.

“Është dashur të trokasim në derë të odës. Ka dalë burri i shtëpisë dhe ka marrë gjërat që ua kemi dërguar. Brenda nuk kemi guxuar të futemi asesi. Shembull u kemi dërguar bukën dhe kemi kërcitur ata kanë dalë e kanë marrë. Edhe enët kur kemi shkuar për t’i marrë ka ndodhur e njëjta gjë”, tregon më tej e moshuara.

Zelfia është e lumtur që vajzat e gjeneratave të reja kanë shumë më tepër liri se ato që kanë pasur./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Ekonomi
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

Lajme
Kalo në kategori