Pasuria financiare e shqiptarëve vlerësohet të jetë pak më shumë se një trilion lekë ose rreth 8.1 miliardë euro. Ky tregues llogaritet si diferenca mes mjeteve dhe detyrimeve të individëve në produkte dhe instrumente financiare.
Mbështetur në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, individët zotëronin në fund të muajit dhjetor 2020, 1.1 trilion lekë depozita në sistemin bankar. Këtyre iu shtohen edhe investimet në tituj financiarë, qoftë direkt apo nëpërmjet fondeve të investimit. Sipas Ministrisë së Financave, investimet e individëve në bono dhe obligacione, në fund të muajit shtator 2020, kishin vlerën e afro 77 miliardë lekëve [620 milionë euro].
Ndërkohë, sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) asetet neto të fondeve të investimit në fund të 9-mujorit ishin rreth 67 miliardë lekë [540 milionë euro], në pjesën dërrmuese të zotëruara nga individët. Një investim tjetër, që ka marrë përmasa të konsiderueshme në vitet e fundit, është ai në obligacione të shoqërive tregtare. Shifra më e fundit e publikuar nga AMF i takon vitit 2019, kur vlera e obligacioneve të korporatave llogaritej në rreth 7.5 miliardë lekë [60 milionë euro], të mbajtura në pjesën më të madhe nga individë.
Në total, asetet financiare të zotëruara nga individët arrijnë në mbi 1.2 trilionë lekë [mbi 8 miliardë euro]. Po të zbresim kredinë për individë në sistemin financiar, që në fund të nëntorit 2020 kishte vlerën e 199 miliardë lekëve, shuma e ngelur prej gati 1.1 trilionë lekësh përbën atë që në nivel makroekonomik mund të quhet pasuria financiare e shqiptarëve; të paktën ajo e investuar në instrumente financiare formale.
Krahasuar me fundin e vitit 2019, ky tregues është rritur me rreth 3.5 për qind. Rritja e pasurisë financiare gjatë vitit të krizës më të ashpër prej 23 vjetësh lidhet kryesisht me rritjen e prirjes për të kursyer mes individëve dhe familjeve, tendencë kjo e ngjashme edhe në ekonomitë e tjera.
E matur për frymë, pasuria financiare e shqiptarëve do të rezultonte në rreth 353 mijë lekë apo afërsisht 2,850 euro. Në terma të pasurisë për frymë, ky tregues është rritur pak më shumë, me rreth 4.1 për qind në bazë vjetore. Rritja më e lartë e pasurisë financiare, matur për frymë ka ndodhur për shkak të fenomenit të vazhdueshëm të uljes së popullsisë së vendit.
Sidoqoftë, në realitet pasuria e shqiptarëve është mjaft e polarizuar dhe e pabarabartë. Sipas statistikave që publikon çdo vit Agjencia e Sigurimit të Depozitave, në fillim të vitit 2020 rreth 3.3 për qind e depozituesve në sistemin bankar zotëronin 46 për qind të totalit të depozitave bankare. Në numër, janë rreth 96 mijë shqiptarë që së bashku zotërojnë depozita për një vlerë totale prej 551 miliardë lekësh ose 4.4 miliardë eurosh. /Monitor/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City