E reja ferizajase Saranda Musliu e cila ka përfaqësuar Ferizajn si deputete nga dega e LDK-së së Ferizajt në Parlamentin kosovar, përsëri po garon të vazhduar mandatin e deputetes në zgjedhjet e datës 14 shkurt.
“Për mua është një nder dhe mundësi e përzemërt të përfaqësoj në Prishtinë qytetin tim të lindjes, Ferizajn”, thotë deputetja 30 vjeçare.
“Unë jam rritur në Ferizaj. Këtu kam kaluar fëmijërinë dhe kam krijuar një rreth të gjerë shoqëror. Miqtë e mi i takoj e i konsultoj me shumë vëmendje për temat që i adresojmë bashkë”, tregon politikania e re e cila thotë se edhe kafen e shijon më së shumti në Ferizaj.
“Për besimin që i kanë dhënë në zgjedhjet e vitit 2019 ajo falënderon në radhë të parë bashkëqytetarët e saj por edhe votuesit në mbarë Kosovën. Në mandatin tim të ri unë me gjithë potencialin tim do të angazhohem që fillimisht të dëgjoj kërkesat dhe hallet e ferizajasve dhe të punoj për komunën time, që besimin e dhënë ta kthej përmes përkushtimit tim, por nuk do t’ i lë anash as elektoratin tim nga komunat e tjera. Zërat përfaqësues po mungojnë viteve të fundit në Kuvend, prandaj lidhjen e komunikimin që kam ndërtuar nuk do ta ndërpres asnjëherë”, zotohet deputetja Musliu.
Saranda Musliu është një nga deputetet më të reja por më të zëshme në institucione.Së fundi i është gëzuar realizimit të një projekti kapital siç është rruga e fshatit Tërrn, prej nga vjen edhe familja e prindërve të saj.
Me protesta e shumë vizita në Ministri të ndryshme ka arritur të shtyj këtë projekt që të realizohet në mënyrën më të mirë.
“Uroj që bashkëqytetarët e mi ta gëzojnë rrugën e re të fshatrave Bablak, Tërrn, Lubovc, Koshare e cila nga muaji i kaluar është bërë lidhja më e lehtë për banorët me qytetin e me fshatrat e tjera. Kemi qenë bashkë në protesta për këtë rrugë, e po ashtu edhe nëpër zyra të ministrive e të komunës për t’i eliminuar pengesat me të cilat jemi përballur një kohë të gjatë. Këto sfida u tejkaluan dhe ne sot lëvizim bashkë nëpër këtë rrugë moderne.Meritat për realizimin e kësaj pune të mirë na takojnë të gjithëve, sepse fatkeqësisht edhe përmes protestave na është dashur t’a kërkojmë këtë të dejtë themelore për lëvizje në kushte më të mira.Punët e mira për Ferizajn janë gjithmonë misioni i imi dhe i LDK -së në të gjitha institucionet”, ka shkruar deputetja Musliu.
Para se të fitojë mandatin e deputetes Saranda ishte këshilltare e zgjedhur në Asamblenë komunale të qytetit të Ferizajt ku shpesh po ka ngritur çështje me shumë të rëndësi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQuni: Sulmi terrorist i Banjskës mund të përsëritet
Gjendet i vdekur një person në Prishtinë
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
Nën masa të rrepta sigurie, Rama viziton sot shqiptarët në Athinë
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
LDK e AAK i bënë "bllok" Kurtit, çfarë thanë nga opozita për ftesën e kryeministrit për takim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron