LAJMI I FUNDIT:

U mbajt seanca fillestare për rastin e Oliver Ivanoviqit, të akuzuarit nuk e pranojnë fajësinë

U mbajt seanca fillestare për rastin e Oliver Ivanoviqit, të akuzuarit nuk e pranojnë fajësinë

Sot është mbajtur seanca fillestare për vrasjen e politikanit serb nga partia e SDP-së, Oliver Ivanoviq, pranë Departamentit Special në krimet e rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e bëri të ditur avokati Musa Damati, i cili në këtë rast mbron të akuzuarën Silvana Arsoviq.

Damati tha se është mbajtur seanca fillestare në të cilën është lexuar akti akuzues me veprat e rënda penale për të cilat dyshohen të akuzuarit.


“Në këtë rast penal voluminoz është mbajtur më në fund seanca fillestare. Në këtë rast penal është lexuar akti akuzues lidhur me veprat e rënda penale për të cilat dyshohen të akuzuarit”, ka thënë Damati.

Ndërsa sa i përket klientes së tij, ai tha: “Në raport me klienten time mungojnë elementet konstituive të cilat do ta krijonin anatominë e veprës penale për të cilën akuzohet klientja ime. Po ashtu mungon dhe lidhja kauzale midis veprimit dhe dhënies së figurës të posaçme të veprës penale”.

Ndërkaq, burime të Telegrafit bëjnë të ditur se në seancë të gjithë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm për veprën penale, vetëm dy të akuzuarit kanë pranuar fajësinë ndaj veprës penale “Armë mbajtje pa leje”.

“Janë deklaruar të pafajshëm të gjithë të akuzuarit përveç dy të akuzuarve të cilët e kanë pranuar fajësinë vetëm sa i përket veprës penale të armëmbajtjes pa leje si kallashinkov, tromblonë, jelek antiplumb dhe një sasi e madhe e armëve”, thonë burimet e Telegrafit.

Ndërkaq, për seancën e radhës ende nuk është caktuar data se kur do të mbahet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Kalo në kategori