LAJMI I FUNDIT:

Korçë, arrestohen 7 persona për trafikim droge

Korçë, arrestohen 7 persona për trafikim droge

Policia e Korçës ka finalizuar operacionin “Piramida” ku kanë arrestuar  7 persona.

Në kuadër të këtij operacioni është goditur një grup i strukturuar kriminal, në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe shpërndarjes të drogave të forta në qarkun e Korçës.

Policia bën me dije se ky operacion është në vijim të dy operacioneve antidrogë të finalizuar më parë “Lapidari” dhe “Pusteci”, më datë 08.11.2020 dhe 08.06.2020.


“Shkon në 12 numri i të ndaluarve, vihen në pranga edhe 7 persona të tjerë (organizatori i grupit, poseduesit dhe transportuesit e lëndëve narkotike), bashkëpunëtorë me 5 të arrestuarit më parë nga Policia. Sekuestrohen 1 armë gjahu, sasi e dyshuar narkotike kanabis, automjete, celularë, sasi në lekë dhe euro. Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Korçë dhe Forcat e Posaçme Operacionale pranë Policisë së Shtetit, pas një pune intensive hetimore disa mujore, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Piramida”.

Si rezultat u bë ndalimi, në bazë të vendimeve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit: A. M., 23 vjeç, banues në Çiflig, Korçë (në rolin e transportuesit). M. A., 32 vjeç, banues në Pojan, Maliq (në rolin e transportuesit). M. T., 37 vjeç, banues në Moravë, Korçë (i dënuar më parë për prodhim dhe shitje narkotikësh, në rolin e organizatorit të grupit). Xh. A., 28 vjeç, banues në Korçë (në rolin e poseduesit). E. T., 39 vjeç, banues në Korçë (me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër jetës, subjekt i OFL-së për të deklaruar pasurinë, në rolin e poseduesit). N. J., 53 vjeç, banues në Moravë, Korçë (në rolin e poseduesit). Si edhe u arrestua në flagrancë shtetasi M. M., 33 vjeç, banues në Borovë, Kolonjë (në rolin e poseduesit).

Policia pohon se ka prova ligjore që ë dokumentohet implikimi i 7 shtetasve të lartpërmendur në aktivitetin e paligjshëm që ushtronte ky grup i strukturuar kriminal.

Në operacionin “Pusteci”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit R. N. dhe I. M. dhe u sekuestrua në cilësinë e provës 21 kg e 500 gr, lënde e dyshuar narkotike kanabis, nga hetimet e kryera rezultoi se transportues të lëndës narkotike përveç dy të arrestuarve ishin edhe shtetasit A. M., dhe M. A. Në rolin e organizatorit të këtij grupi rezulton të jetë shtetasi M. T., dhe posedues të sasisë së lëndës narkotike shtetasit Xh. A. dhe E. T.

Në lidhje me operacionin “Lapidari”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit A. B. dhe A. Q. dhe u sekuestrua 2 kg e 100 gr lëndë e dyshuar narkotike kanabis, u dokumentua se lënda narkotike ishte blerë për shtetasin M. T.

Si edhe në lidhje me ngjarjen e datës 08.06.2020, ku në Kolonjë u arrestua në flagrancë shtetasi S. Xh. dhe u sekuestrua 6 gr lëndë e dyshuar narkotike kokainë, u dokumentua se të implikuar në këtë ngjarje ishin shtetasit N. J. dhe M. M., në lokalin e të cilit në Ersekë, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi të dyshuar narkotike kanabis. Në cilësinë e provës materiale në ngjarjet e mësipërme u sekuestruan në total 23 kg e 600 gr sasi e dyshuar narkotike kanabis; 6 gr lëndë e dyshuar narkotike kokainë; 1 armë gjahu teke; 7 automjete; 16 celularë; sasi në lek dhe euro.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Të arrestuarit: Ahmetion Myslimi, Mariglen Arapi, Mario Tanellari, Xheljan Ajdini, Elvi Tahiri, Niko Janko dhe Mikail Mejdi.

Të arrestuar më parë: Redin Naçi, Ismail Matja, Artur Bezo, Aleks Qiqi dhe Sergi Xhaferi. /OraNews/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori