LAJMI I FUNDIT:

Suning në emergjencë të plot, kërkohen fonde prej 200 milionë euro për të shpëtuar Interin

Suning në emergjencë të plot, kërkohen fonde prej 200 milionë euro për të shpëtuar Interin

Mediat italiane shkruajnë se BC Partners ka bërë një ofertë për të blerë Interin, ndërsa sot Financial Times shkruan se pronarët e Suning po nxitojnë të mbledhin të paktën 200 milionë dollarë para të gatshme që nevojiten në klub.

Financat e klubit janë në gjendje të tmerrshme pas efekteve të pandemisë dhe goditja e madhe erdhi nga Qeveria Kineze, ku bizneseve në këtë vend ua ka ndaluar investimet në klube të huaja të futbollit.


Negociatat me Partnerët BC për të shitur shumicën e aksioneve, nëse jo të gjitha aksionet, dukeshin që ishin ndalur, por gazeta Il Sole 24 Ore shkruan sot se ishte bërë një propozim për 750 milionë euro, përfshirë edhe 400 milionë euro për të mbuluar borxhet.

Kërkesa e pronarëve të Interit tani është 900 milionë euro, kështu që palët duken larg arritjes së një marrëveshjeje.

Financial Times shkruan se Suning po “nxiton të mbledhë të paktën 200 milionë dollarë para të gatshme” për t’iu përgjigjur krizës financiare në klub.

Gjithmonë sipas të njëjtit raportim, disa nga ata që janë në dijeni për bisedimet e Suning me investitorët, besohej se ata janë të gatshëm të shesin aksionet, edhe nëse bëhet me humbje nga sa kanë investuar, vetëm që klubi të mos falimentonte krejtësisht.

Suning po përballet me problemet e tyre në Kinë, pasi kanë paguar 1.5 miliard dollarë borxh vitin e kaluar, ndërsa edhe një tjetër bono prej 1.2 miliard është vendosur këtë vit. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori