LAJMI I FUNDIT:

“Tani nuk jemi në garën për titull” – Robertson pranon se Liverpooli është shumë larg ritmit

“Tani nuk jemi në garën për titull” – Robertson pranon se Liverpooli është shumë larg ritmit

Mbrojtësi i Liverpoolit, Andy Robertson ka pranuar se skuadra e tij nuk është në garën për titull aktualisht pas humbjes turpëruese 1-0 në shtëpi ndaj Brightonit të mërkurën mbrëma.

Steven Alzate shënoi në minutën e 56-të për pulëbardhat në atë që do të dilte të ishte goli i vetëm i lojës në Anfield dhe i tri pikëve për Brighton.


Humbja i mbajti Reds shtatë pikë prapa Manchester City, i cili gjithashtu ka një ndeshje më pak ndaj kampionëve të sezonit të kaluar.

Liverpooli duket shumë larg nga ritmi i lart që vendosën sezonin e kaluar, me sulmin e tyre në shtëpi që duket veçanërisht i dobët.

Liverpooli befasohet në shtëpi, mposhtet nga Brightoni
Lexo po ashtu Liverpooli befasohet në shtëpi, mposhtet nga Brightoni

Reds nuk kanë arritur të shënojnë në tre ndeshje radhazi të kampionatit në shtëpi për herë të parë që nga tetori 1984, duke çuar shterpësinë në 348 minuta.

Duke folur për BBC pas ndeshjes, Robertson pranoi që skuadra e tij është larg formës së kërkuar dhe nuk gjendet momentalisht në garë për titull.

“Brighton ishin ekipi më i mirë. Ne ishim jashtëzakonisht zhgënjyes në të gjithë fushën. Ju duhet t’i jepni merita ekipit që luajti më mirë. Ata krijuan shanse, na shtypën – bënë gjithçka që donim të bënim”, ka thënë fillimisht Robertson.

“Me të vërtetë nuk bëmë asgjë të rëndësishme. Kemi një rekord të gjatë të humbjeve, dy humbje radhazi në shtëpi. Kur nuk paraqitesh nuk merr rezultate”.

Liverpool 0-1 Brighton, nota e Shaqirit dhe të tjerëve
Lexo po ashtu Liverpool 0-1 Brighton, nota e Shaqirit dhe të tjerëve

“Ndërsa qëndron ky moment, ne nuk jemi në garën për titull. Jemi shtatë pikë prapa Cityt dhe ata kanë një lojë më pak. Jam i sigurt se ata do të thoshin të njëjtën gjë nëse do të ishin potencialisht 10 pikë prapa.

“Ne duhet të kthehemi te Liverpool që të gjithë e njohin. Jemi akoma një ekip i mirë. Ne nuk kthehemi në një ekip të keq brenda natës”, përfundoi skocezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jurgen Klopp rrugës për rolin shokues pasi që të largohet nga Liverpooli

Jurgen Klopp rrugës për rolin shokues pasi që të largohet nga Liverpooli

Bundesliga
Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Premier League
Daniel Sturridge bëhet viral me parashikimet e frikshme të sakta për ndeshjen Bayern Munich-Real Madrid

Daniel Sturridge bëhet viral me parashikimet e frikshme të sakta për ndeshjen Bayern Munich-Real Madrid

Liga e Kampionëve
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Liga e Kampionëve
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Kalo në kategori