LAJMI I FUNDIT:

Sindikata e Shëndetësisë: Kosova nuk duhet t’i pranojë 50 vaksinat anti-COVID të premtuara nga Rama – ne kemi 14 mijë punëtorë shëndetësorë

Sindikata e Shëndetësisë: Kosova nuk duhet t’i pranojë 50 vaksinat anti-COVID të premtuara nga Rama – ne kemi 14 mijë punëtorë shëndetësorë

Kryeministri i Shqipërisë së fundmi ka deklaruar se Shqipëria nuk mund të dërgojë vaksina në Kosovë siç ishte premtuar më parë për shkak të rregullave që ka vendosur Pfizer. Ndryshimi i këtij plani nga mantel bardhët në Kosovës po shihet si diçka joserioze, por Ministria e Shëndetësisë thotë se do të qëndrojnë në kontakte me homologët nga Tirana për këtë çështje.

Blerim Syla nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë thotë se kërkesa e Ramës për dërgimin e 50 mantel bardhëve në Tiranë për vaksinim nuk është serioz.

“Nëse do të isha pyetur si kryetar i Federatës do të jepja një përgjigje negative për Ramën. Nuk jemi kundër vaksinimit por nuk mund të bëjmë diferencime e në mesin e 14 mijë punëtorëve të shëndetësisë t’i zgjedhim 50 e t’i vaksinojmë. Kjo nuk është serioze. Nëse duan të na ndihmojnë si duhet e jo të bëhen marketingje politike”, tha Syla për RTV Dukagjinin.


Nga ministria e Shëndetësisë thonë se janë në kontakt me institucionet shëndetësore të Shqipërisë dhe se për çdo të re për këtë çështje, do të njoftohet publiku, përcjell Telegrafi.

Më 1 janar, Rama pati deklaruar se Shqipëria ka siguruar 500,000 doza të vaksinës anti-COVID-19, nga kompania farmaceutike amerikane Pfizer.

Dozat e para, gjithsej 10,750, do të mbrrijnë në Shqipëri “në fillim të javës së tretë të janarit”, kishte deklaruar Rama, ndërsa dozat e tjera “gjatë muajit shkurt”.

Rama po ashtu pati premtuar se një sasi e vaksinave do t’i jepet Kosovës, për të vaksinuar punonjësit shëndetësorë.

“Shqipëria nuk do t’ia kthejë shpinën Kosovës”, pati thënë Rama./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Lajme
Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë

Drejtësi
Haradinaj pritet në Pentagon

Haradinaj pritet në Pentagon

Lajme
Kalo në kategori