Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka takuar banorët e fshatit Broboniq të Mitrovicës, ku ka prezantuar Planin e Rimëkëmbjes.
Hoxhaj nga vendlindja e Kadri Veselit theksoi se janë Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi, ata që i kanë prirë projekteve kombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“Kur sot jemi në Broboniq e ndjejmë mungesën e tyre, jo vetëm fizike, por edhe shpirtërore, edhe vëllazërore, edhe njerëzore e emocionale, sepse ky fshat i ka dhënë shumë Kosovës. Ky fshat ka bërë shumë për Kosovën dhe ka dy projekte të cilat neve na kanë mundësuar që të jemi të lirë dhe të pavarur, UÇK dhe PDK. Ka edhe dy njerëz të cilët iu kanë prirë këtyre dy projekteve kombëtare e këta janë Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi”, tha ai.
Hoxhaj tha se PDK-ja është partia që do të rimëkëmbë edhe një herë Kosovën në aspektin ekonomik, politik, kombëtar, shëndetësor dhe arsimor.
“Kur dikush bënë përpjekje si Gjykata Speciale me na marrë neve nëpër këmbë, ne do ta rimëkëmbim Kosovën edhe një herë. Do ta rimëkëmbim edhe në planin politik edhe në planin kombëtar, edhe në planin ekonomik, edhe në planin shëndetësor, arsimor”, tha ai.
Kandidati i PDK-së për kryeministër tha se entuziazmi që po e sheh në çdo tubim anekënd Kosovës është tregues se PDK-ja do të dalë fituese në zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Kudo ka një vendosmëri, ka një entuziazëm, një vullnet dhe kudo po ndodhë fitorja jonë e madhe e PDK-së sikurse në vitin 2007. Unë ju ftoj që të mos i besoni atyre që bëjnë sondazhe të rrejshme, që janë mashtrues me certifikatë dhe që për shkaqe të ndryshme në fushata zgjedhore bëjnë përpjekje t’ua thyejnë vullnetin. Por, sa herë dikush ka bërë përpjekje t’ia thyej vullnetin PDK-së, kanë qenë qytetarët e Kosovës të cilët e kanë bërë fitoren tonë sa më të madhe”, tha ai.
I shoqëruar nga kandidatët e PDK-së për deputetë nga Mitrovica, Hoxhaj gjatë ditës ka qëndruar edhe në kullën e Ali Kadriut në Kodrën e Minatorëve në veri dhe është takuar me banorët e Lagjes Bair.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A