LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Infrastrukturës nënshkruan dy projekte të reja infrastrukturore për Komunën e Istogut

Ministria e Infrastrukturës nënshkruan dy projekte të reja infrastrukturore për Komunën e Istogut

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi dhe kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova kanë nënshkruar marrëveshjen për financimin e disa projekteve infrastrukturore.

Abrashi tha se në këtë komunë, MI-ja do të investojë në dy projekte infrastrukturore, në vlerë prej gjysmë milioni euro, që do të shërbejnë në kompletimin e infrastrukturës.

Rregullimi i rrugës Qendër – Gurrakoc, vlera 207 mijë euro dhe ndërtimi i infrastrukturës rrugore te Burimi i Istogut, në vlerë prej 290 mijë euro, janë dy projekte që do të realizohen në Istog.


Ministria e Infrastrukturës ka pothuajse në të gjitha komunat projekte të reja që janë parapa për vitin 2021.​ /Telegrafi/