LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria e Shtetit ka angazhuar 88 prokurorë dhe 40 zyrtarë për të mbrojtur votën e lirë gjatë zgjedhjeve

Prokuroria e Shtetit ka angazhuar 88 prokurorë dhe 40 zyrtarë për të mbrojtur votën e lirë gjatë zgjedhjeve

Laura Pula, koordinatore nacionale e zgjedhjeve nga Prokuroria e Shtetit ka bërë të ditur se sistemi prokurorial është angazhuar në mbrojtjen e votës së lirë për qytetarët e Kosovës.

Pula ka thënë se janë angazhuar 88 prokurorë dhe 40 zyrtarë nga sistemi prokurorial për këtë proces zgjedhor.


“Kemi caktuar 88 prokurorë dhe 40 zyrtarë nga sistemi prokurorial që do të jenë gardian të mbrojtjes së votës ditën e zgjedhjeve. Policia edhe prokurori i shtetit kanë finalizuar edhe dokumentin strategjik për angazhim dhe veprim të përbashkët në këtë proces”, tha Pula.

Ajo shtoi se Prokuroria dhe Policia e Kosovës do të arrestojnë dhe ndalojnë të gjithë votuesit dhe zyrtarët përgjegjës në çfarëdo mënyre tentojnë apo ndikojnë në keqpërdorimin e votës së lirë të sovranit.

Këto komente Pula i bëri një konferencë për media të mbajtur në mes Komisionit Qendror të Zgjedhjeve; Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa; Prokurorit të Shtetit; Këshillit Gjyqësor të Kosovës; Komisionit të Pavarur të Medieve dhe OJQ-ve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori