Zvogëloni rrezikun e kancerit të gjirit me këtë ndryshim të vogël në ushqyerje
Kanceri i gjirit është kanceri i dytë më i zakonshëm në Shtetet e Bashkuara, duke prekur një në tetë gra
Duke pasur parasysh përhapjen e tij, shumë prej nesh po kërkojnë hapa të lehtë parandalues për të ulur rrezikun tonë të kancerit, si ngrënia e vakteve të shëndetshme dhe të ekuilibruar.
Por ndërsa dieta juaj është e rëndësishme për zvogëlimin e rrezikut nga kanceri i gjirit, shkencëtarët tani besojnë se kur hani është po aq e rëndësishme sa ajo që hani kur bëhet fjalë për parandalimin e kancerit të gjirit. Aty hyn agjërimi me ndërprerje.
Çfarë është agjërimi me ndërprerje?
Agjërimi me ndërprerje është praktika e kalimit midis kohërave të ngrënies dhe kohëve të agjërimit gjatë ditës. Në mënyrë tipike agjërimet janë diku nga 12 deri në 16 orë, duke ngrënë më pas në periudha prej tetë deri në 12 orë.
Praktika është e lidhur me përfitime të shumta shëndetësore, duke përfshirë humbjen e peshës, riparimin e qelizave, nivelet e përmirësuara të insulinës dhe rritjen e imunitetit ndaj disa problemeve dhe sëmundjeve.
Ekzistojnë lloje të ndryshme të agjërimeve të kufizuara në kohë, varësisht nga shëndeti dhe qëllimet e një personi. Njëra nga këto është agjërimi bazuar në ritmet cirkadiane. Kjo do të thotë të hani vetëm gjatë orëve të ditës, që është rreth 10 deri në 12 orë të ditës në varësi të kohës së vitit, dhe të përmbaheni nga ngrënia gjatë natës, shkruan First For Women.
Si mundet agjërimi me ndërprerje të zvogëlojë rrezikun e kancerit të gjirit?
Shkencëtarët më parë zbuluan se mbipesha rrit rrezikun e zhvillimit të të paktën 13 llojeve të kancerit sepse ngatërrohet me nivelet e insulinës së trupit dhe ciklet cirkadiane. Gratë në menopauzë gjithashtu janë në rrezik në rritje të kancerit të gjirit për shkak të moshës dhe ndryshimit të niveleve të hormoneve.
Në këtë studim të ri mbi kafshët botuar në Nature Communications, studiuesit zbuluan se agjërimi i kufizuar në kohë bazuar në ritmet cirkadiane kishte efekte pozitive në nivelet e insulinës, duke i rikthyer ato në ndjeshmërinë e tyre të saktë dhe gjithashtu duke zvogëluar madhësinë e tumorit në proces. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kardiologët pohojnë se kjo është koha më e mirë për të ngrënë mëngjes nëse dëshironi të ulni presionin e gjakut
Pse nuk duhet të bëni kurrë një dush të nxehtë pasi keni ngrënë
Ekspertja tregon trukun që ju ndihmon të bini shpejt në gjumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian