LAJMI I FUNDIT:

Punonin në një fermë kanabisi, arrestohen tre shqiptarë në Angli

Punonin në një fermë kanabisi, arrestohen tre shqiptarë në Angli

Tre shqiptarë që ishin rekrutuar nga një bandë droge për të punuar në një fermë kanabisi me bimë me vlerë 500 mijë stërlina janë arrestuar në Angli.

Ismail Çeliku, Fatjon Plaku dhe Joni Stani të gjithë hynë ilegalisht me kamionë në Mbretërinë e Bashkuar me premtimin për të punuar si kopshtarë. Por ëndrra mbaroi kur ata u kërcënuan nga bashkatdhetarët dhe u detyruan të punonin në një ish-dyqan të mjeteve të peshkimit në Sheffield që ishte shndërruar në një fabrikë kultivimi të kanabisit.


Çeliku 26-vjeç, Plaku 27-vjeç dhe Stani 36-vjeç, u kapën të gjithë kur oficerët e policisë bastisën objektin në Rrugën Stoke.

Prokurori James Baird i tha Gjykatës së Sheffield Crown se secili po paguhej nga 150 stërlina deri në 200 stërlina në javë.

Sipas një eksperti, ferma e kanabisit ishte krijuar për të maksimizuar fitimet me bimë të reja të gatshme për të zëvendësuar ato që ishin kultivuar.

Më shumë se 1,270 bimë me një vlerë midis 144 mijë stërlina dhe 535 mijë stërlina u gjetën në ndërtesë. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Vranët e me shi

Vranët e me shi

Lajme

"Golden Sabre 2024” – fotografi nga stërvitja e përbashkët ndërmjet Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it

Siguri
Kalo në kategori