LAJMI I FUNDIT:

Burim Hoxha bëhet baba për herë të parë

Burim Hoxha bëhet baba për herë të parë
Burim Hoxha dhe Dafina Xhemajli Foto: Instagram

Këngëtari i zhanrit popullor, Burin Hoxha, është mjaft i dashur për audiencën e gjerë.

Ai është i njohur për interpretimet ‘live’ të projekteve, ndërsa shpeshherë shihet duke mbajtur edhe mbrëmje muzikore.


Sa i përket jetës private, artisti i njohur është i hapur me fansat, duke i ofruar atyre pamje nga përditshmëria.

View this post on Instagram

A post shared by Burim Hoxha (@burimhoxha)

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Hoxha ka bërë të ditur se është bërë baba për herë të parë.

“Javën që lamë pas, Zoti bekoi familjen tonë me një vajzë. Nuk kemi fjalë ta përshkruajmë këtë mrekulli që ngrohu familjen tonë që ditën që erdhi”, është shprehur ai në postim.

View this post on Instagram

A post shared by Burim Hoxha (@burimhoxha)

Po ashtu ai pati rastin të falënderojë fansat, kolegët dhe familjarët për urimet që i janë bërë.

Theksojmë se para një viti, Burimi dhe Dafina Xhemajli kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Burim Hoxha (@burimhoxha)