Qeveria e Maqedonisë së Veriut thotë se po punon për përpilimin e një plani të veprimit për bisedime me Sofjen, por për disa pika që nuk kanë të bëjnë me thelbin e kontestit, apo kërkesat bullgare që kanë të bëjnë me gjuhën, identitetin dhe aspektet historike. Qeveria mendon se fillimisht mund të trajtohen çështje tjera, si infrastruktura, arsimi, por edhe aktivitete tjera për forcimin e raporteve mes dy vendeve.
“Qeveria mbetet e angazhuar për gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët, për të definuar të gjitha dilemat, por pozicionet tona nuk ndryshojnë për sa i përket identitetit maqedonas dhe gjuhës. Për to nuk do të negociohet”, thuhet në një njoftim të qeverisë, e cila ndërkohë bënë thirrje për përmbajtje nga fyerjet pasi mund të tensionojnë edhe më shumë raportet mes dy shteteve.
Për dallim nga qeveria, opozita maqedonase vazhdon me pretendimet se ekzekutivi pikërisht po bënë të kundërtën, duke negociuar për çështjet që kanë të bëjnë me identitetin.
“Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për unitet, për të ndaluar tregtinë me identitetin, për të penguar tregtinë me veçantitë historike, zakonet e traditën e popullit tonë. Çështja është shumë serioze sepse ka të bëjë me të ardhmen e vendit, duhet të ekzistojë një zgjidhje serioze diplomatike në të cilën nuk do të merren parasysh as identiteti dhe as gjuha”, ka deklaruar kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickovski.
Zyrtarët bullgarë, ndërkohë mbeten në qëndrimet se janë për dialog, por kanë theksuar se vazhdimi i tij mund të vështirësohet nëse politikanët maqedonas vazhdojnë siç kanë thënë me “provokimet” duke u ndalur në vendimin e fundit të qeverisë për mësimin e gjuhës serbe në shkollat fillore, apo edhe hapjen e një qendre kulturore serbe në Shkup. Eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev, kishte deklaruar se kjo është e drejt e Qeverisë maqedonase, por ndërkohë kishte ngritur dilemën “se vallë çfarë reagimesh mund të kishte sikur vendimet e tilla të kishin të bënin me gjuhën bullgare”.
Në këtë kuadër, presidenti bullgar Rumen Radev, jo vetëm që ka mbrojtur pozicionet e qeverisë kundrejt Shkupit zyrtar, por ka dalë me kritika se nuk ka bërë sa duhet në mbrojtjen e pakicës bullgare në Maqedoninë e Veriut.
“Bashkatdhetarët tanë që jetojnë jashtë kufijve të vendit tonë jo vetëm që janë të përjashtuar nga të gjitha proceset politike, por ata gjithashtu janë privuar nga të gjithë të drejtat tjera…Ju e shihni që qytetarët me pasaporta bullgare në Maqedoninë e Veriut nuk ndihen si qytetarë me vetëbesim. Autoritetet bullgare dështuan të paraqesin pozicionin bullgar në lidhje me Maqedoninë e Veriut përpara Bashkimit Evropian”, ka deklaruar presidenti bullgar Rumen Raden, të hënën në Sofje gjatë paraqitjes së kandidaturës edhe për një mandat në krye të shtetit.
Dy shtetet kanë formuar komisione që po merren me çështjet historike në përpjekje për zgjidhjen e kontestit, por Skender Asani, historian dhe drejtor i Institutit për Trashëgimi Kulturore, thotë se komisionet vështirë se do të arrijnë të kapërcejnë dallimet e thella që janë krijuar mes dy vendeve.
“Zhvillimet e deritanishme kanë treguar se komisionet e formuara janë pengesë për arritjen e një marrëveshjeje sepse këto komisione vendosin vija të kuqe. Mendoj se kontesti maqedono-bullgar duhet të zgjidhet sipas modelit të gjermanëve dhe francezëve, me formimin e komisioneve për mirëkuptim. Kështu që Maqedonia e Veriut duhet të ketë një zyre në Sofje sikur që edhe pala bullgare të ketë një zyrë në Shkup. Këto zyra duhet të merren vetëm me zgjidhjen e problemeve aktuale dhe jo të trajtojnë aspektet historike”, thotë Asani./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin
Mickoski: 1.95 për qind interes për kompanitë që do të aplikojnë për kredinë hungareze
Komuna e Sarajit shënon progres të dukshëm në transparencë me mbështetjen e USAID-it!
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje "xhentëllmenësh", por VLEN-i nuk e mbajtën fjalën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj