Në Shqipëri kanë arritur 1,170 dozat e para të vaksinës kundër COVID-19 nga kontrata që vendi ka nënshkruar me kompaninë “Pfizer”. Duke e quajtur “vetëm një shtyrje në kohë” ardhjen e vaksinave të cilat ishte parashikuar të vinin një javë më parë dhe me një numër më të madh, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bëri të ditur se pritet që gjatë muajit shkurt kompania t’i ketë dorëzuar Shqipërisë 41 mijë doza.
“Sot Pfizer lëvron dozat e para, 1,170 doza. Brenda muajit, do të vijnë dozat e angazhuara, që janë 41 mijë doza për periudhën janar-shkurt”, tha kreu i qeverisë.
Kryeministri Rama nënvizoi se qeveria shqiptare është pranë finalizimit të kontratës me kompaninë tjetër “AstraZeneca”. Ndërkohë, ai shtoi se Qeveria e Shqipërisë nuk do të mund të dërgojë doza në Kosovë, siç ishte premtuar.
“Kemi marrë një zotim për të ndihmuar Kosovën, por dua të sqaroj që rregullat tejet strikte dhe kufizimet jashtëzakonisht të forta që kompania Pfizer ka vendosur, siç kanë bërë nga njëra ana që ne të mbetemi strikt për origjinën e vendin nga ku filluam fushatën e vaksinimit e bëjnë të pamundur që ne të dhurojmë doza vaksinash. Por, ama nuk e bëjnë të pamundur që ne të ofrojnë vaksinimin për një numër mjekësh dhe infermierësh nga spitali COVID-19 i Prishtinës siç e kemi premtuar. I kam kërkuar ministres së Shëndetësisë që të komunikojë me homologun kosovar dhe jemi të gatshëm për 50 bluza të bardha për të dyja dozat”, tha Rama.
Çfarë kishte premtuar Rama?
Më 1 janar, Rama pati deklaruar se Shqipëria ka siguruar 500,000 doza të vaksinës anti-COVID-19, nga kompania farmaceutike amerikane Pfizer.
Dozat e para, gjithsej 10,750, do të mbrrijnë në Shqipëri “në fillim të javës së tretë të janarit”, kishte deklaruar Rama, ndërsa dozat e tjera “gjatë muajit shkurt”.
Rama po ashtu pati premtuar se një sasi e vaksinave do t’i jepet Kosovës, për të vaksinuar punonjësit shëndetësorë.
“Shqipëria nuk do t’ia kthejë shpinën Kosovës”, pati thënë Rama.
Meta kritikon menaxhimin e pandemisë
Në anën tjetër, presidenti i Shqipërisë Iliir Meta, të hënën ka kritikuar qeverinë për menaxhimin e pandemisë dhe kërkoi një strategji për vaksinimin e popullsisë, në kohën kur vendi po shënon numrin më të lartë të të prekurve me COVID-19 që nga fillimi i përhapjes së sëmundjes.
Meta tha se Shqipëria ka zënë vendin e parë në Evropë sa i përket jetëve të humbura nga sëmundja dhe vendi ka dështuar të mbrojë qytetarët e saj.
“Në kushtet kur numri i të prekurve po rritet çdo ditë me ritme tepër të larta shqetësuese, përsëris thirrjen drejtuar Qeverisë për të ndalur urgjentisht propagandën boshe dhe për të hartuar një plan konkret afagjatë, për menaxhimin efikas të situatës, që po del nga kontrolli, duke filluar nga përmirësimi i prekshëm i kushteve në spitale, tek publikimi i një strategjie për vaksinimin e popullatës, që nuk mund të lihet në mëshirë të fatit”, shkruan presidenti në Facebook.
Shqipëria shënon rekord të rasteve me COVID-19
Komiteti Teknik i Ekspertëve në Shqipëri tha se ka evidentuar si problematike rritjen javore të infektimeve, e cila ka kaluar “tavanin” e vendosur prej 200 rastesh për 100 mijë banorë, por u tha se nuk do të ketë shtim të masave për parandalim të përhapjes.
Ekspertët evidentuan si shqetësuese rritjen e numrit të të infektuarve, rritjen e numrit të viktimave, rritjen e shtrimeve në spitale, si dhe infektimit e grupmoshave të reja gjatë 2 javëve të fundit.
Kryetarja e Komitet Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli, duke u nisur nga situata, njoftoi se do të vijojë ndërprerja e fluturimeve me Britaninë e Madhe por tha se deri në fund të javës do të merret një vendim për kthimin apo jo të studentëve në fakultete.
“Kjo rritje ka lidhje me moszbatimin e duhur të masave në festat e fundvitit. Por, fatmirësisht, situata vijon të mbetet e kontrolluar dhe për këtë arsye u vendos në mbledhjen e ekspertëve që të vlerësojmë mundësitë e hapjes së universiteteve dhe do të kemi vendim deri në fund të kësaj jave”, tha Rakacolli.
Shqipëria filloi vaksinimin më 11 janar pasi që, sipas kryeministrit Rama, një vend anëtar i Bashkimit Evropian ka arritur t’i sigurojë vaksina të tjera shtesë, përtej 500 mijë dozave të siguruara me kompaninë amerikane, Pfizer.
Prej paraqitjes së rastit të parë me COVID-19 në Shqipëri në muajin mars të vitit 2020, rreth 78,000 persona janë infektuar me koronavirusin e ri, prej së cilëve 1,380 pacientë kanë vdekur.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Demokracia në Veprim: Keqpërdorimi i resurseve publike cenon integritetin e garës zgjedhore
VLEN: Dënojmë provokimet që vështirësojnë dinamizimin e rrugës së Maqedonisë së Veriut drejt BE-së
Dialogu strategjik me SHBA, Arifi: Kosova nuk po përparon, shumë vonë
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025