LAJMI I FUNDIT:

Trump ndau 30 milionë dollarë për gjykimin, ish-presidenti amerikan bëhet me dy avokatë të rinj

Trump ndau 30 milionë dollarë për gjykimin, ish-presidenti amerikan bëhet me dy avokatë të rinj

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka mbledhur 255.4 milionë dollarë donacione nga mbështetësit gjatë tetë javëve pas zgjedhjeve të vitit 2020 gjersa do të shfrytëzojë 30 milionë dollarë për të paguar gjyqin e ardhshëm të fajësimit.

Shuma totale e mbledhur u regjistrua në platformën WinRed, të cilën republikanët e përdorin për të mbledhur donacione nga mbështetësit e tyre. Sipas statistikave, Trump mblidhte dy milionë dollarë çdo ditë nga 3 nëntori deri më 14 dhjetor, dhe pas kësaj shuma u rrit në 2.9 milionë dollarë.

CNN ka llogaritur që brenda një muaji pas zgjedhjeve, Trump dërgoi 414 kërkesa dhurimi përmes emailit dhe 132 kërkesa përmes mesazhit me tekst.


Përveç kësaj, Trump ndërpreu bashkëpunimin me një ekip avokatësh që supozohej ta mbronin atë në gjyqin e ardhshëm gjatë fundjavës. Por, ish-presidenti gjeti dy avokatë të rinj – David Schoen dhe Bruce Castor.

Ndryshe, gjyqi i Trumpit për nxitjen e inkursionit në Capitol Hill më 6 janar fillon më 9 shkurt të këtij viti. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Musk thotë se Reuters mori miliona dollarë nga Pentagoni - Trump reagon: Menjëherë ktheni paret

Musk thotë se Reuters mori miliona dollarë nga Pentagoni - Trump reagon: Menjëherë ktheni paret

Amerika
Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë

Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë

Botë
Ministri gjerman i mbrojtjes kritikon SHBA-në “për lëshimet ndaj Rusisë”

Ministri gjerman i mbrojtjes kritikon SHBA-në “për lëshimet ndaj Rusisë”

Botë
NATO teston aftësinë e saj

NATO teston aftësinë e saj "për t'u vendosur me shpejtësi në të gjithë Evropën Lindore" - pa ndihmën e SHBA-së

Botë
Zelensky sanksionon ish-presidentin ukrainas dhe grupin e miliarderëve që ikën në Rusi

Zelensky sanksionon ish-presidentin ukrainas dhe grupin e miliarderëve që ikën në Rusi

Evropa
Përmbyset autobusi në Turqi, të paktën katër të vdekur

Përmbyset autobusi në Turqi, të paktën katër të vdekur

Turqia
Kalo në kategori