Julius Von Bone, avokati mbrojtës i Salih Mustafës ka paraqitur para gjykatësit Guillou se disa materiale janë dorëzuar vetëm në gjuhën angleze, dhe sipas tij kjo po i shkakton telashe klientit të tij.
“Disa nga materialet e nxjerra janë vetëm në gjuhën angleze dhe nuk janë në gjuhën shqipe”, ka thënë Von Bone.
Prokuroria tutje ka shtuar se të gjitha materialet janë dorëzuar në të dyja gjuhet, derisa ka pyetur mbrojtjen se për çfarë materiale saktë bëhet fjalë.
Mbrojtja tutje shtoi se do të ketë një alibi që do të paraqitet nga mbrojtja dhe do të ketë edhe dëshmitarë për këtë, shkruan Telegrafi.
“Presim që t’i përfundojmë intervistat me këta dëshimtarë afërisht brenda 2 muajsh dhe kjo ka të bëjë vetëm me alibinë”, ka thënë Von Bone.
Avokati ka shtuar se “është mirë që pasi t’i kemi përfunduar hetimet tona në një moment të themi që jemi gati për të filluar gjykimi”.
“Supozimi im është që gushti do të ishte muaji kur ne do t’i kishim përfunduar hetimet”, tha avokati Von Bone.
Kurse prokurori nuk u pajtua me këtë gjë, duke thënë se mbrojtja ka pasur kohë që t’i kryej hetimet.
“Qëndrimi jonë si Prokurori është që të gjithë të punojmë që gjykimi të filloj në mars të këtij viti”, tha prokurori.
Prokurori tutje ka shtuar se afatet kohore të paraqitura nga mbrojtja nuk duken të pranueshme për ta si prokurori. Prokuroria ka propozuar që bashkë me mbrojtjen të ulen për t’i caktuar afatet kohore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Muzeu krishtero-mysliman në Manastir, Mexhiti: Ata që e kanë marrë një vendim të tillë tash po e problematizojnë
Bislimi në Varshavë takoi ministrin e Plonisë për Bashkimin Evropian të Polonisë
Era e fortë rrëzon disa pemë në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje