Mbështetja e shtetit edhe sivjet nuk pritet të jetë e mjaftueshme për bizneset dhe punëtorët e afektuar nga pandemia COVID-19.
Shqetësuese po konsiderohet nga Instituti GAP edhe dyfishimi i numrit të punëkërkuesve në pandemi.
Ndonëse humbjet e bizneseve janë të mëdha, hulumtues nga Instituti GAP, thonë se pakoja për rimëkëmbje ekonomike ka një fond të vogël, karshi kërkesave dhe nevojës për sektorin privat dhe punëtorët që kanë humbur vendet e punës.
Hulumtuesi në Institutin GAP, Blend Hasaj ka thënë për KosovaPress, se shumë biznese kanë shuar veprimtarinë e tyre dhe rrjedhimisht shumë persona kanë mbetur pa punë.
Sipas tij, problem edhe për vitin 2021 do të mbetet funksionimi dhe zhvillimi i bizneseve.
“Problem edhe për vitin 2021, ndonëse ne kemi edhe një ligj të aprovuar, është që madhësia e pakos së rimëkëmbjes është e vogël. Pra, nëse i anashkalojmë kategoritë për shpenzime të mallrave apo për shëndetësi, neve na mbesin vetëm 86 milionë euro të cilat mund të përdorën për subvencionim të bizneseve, si dhe rreth 20 apo 50 milionë euro për fondin për garanci kreditore, ku mund të rritet mbulesa e garantimit të kredisë dhe në parim nuk mund të pritet që do të jetë një ndihmesë e madhe me ligjin aktual të buxhetit. Pra, qoftë nga qeveria në dorëheqje apo qeveria në ardhje, vetëm nëse bëhet një rishikim i buxhetit dhe të ketë ri-destinim më të madh të buxhetit nga bizneset”, thekson Hasaj.
Ai po ashtu ka thënë se sipas të dhënave të Agjencisë së Punës, vetëm në periudhën janar-tetor 2020, ka një dyfishim të punë-kërkueseve të regjistruar për punë, gjë që shton se është shqetësuese.
“Dyfishimi i numrit për një periudhë kaq të shkurt i punëkërkuesve të regjistruar është mjaft shqetësues, në anën tjetër edhe nga deklarimit të qarkullimit që bëjnë bizneset në Administratën Tatimore të Kosovës, del që vetëm në tre mujorin e parë gjatë vitit 2020 bizneset kanë deklaruar rreth 1 miliard euro më pak qarkullim krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak”, thotë ai.
Ndërsa, Yllka Metaj, drejtoreshë e Rrjetit të Shitësve me Pakicë, ka thënë për KosovaPress, se masat për parandalimin e përhapjes së Covid-19 ka ndikuar që shumë biznese të mos kenë qarkullim dhe të reduktojnë numrin e punëtorëve.
“Masat ende vazhdojnë me qenë problem, duke marrë parasysh orarin e lëvizjes së qytetarëve, e njëkohësisht ndikon në reduktimin të numrit të punëtorëve, ndryshim të orarit për ta, pastaj edhe konsumi po është më i vogël. Kërkesa jonë vazhdon me qenë e njëjta me lejuar me punuar deri në orën 23:00 dhe mos me pasur kufizime sipas qytetit. Prishtina e ka fuqinë me të madhe ekonomike, pa dyshim që po ka afet shumë të madhe zinxhiror. Humbjet janë të mëdha në kuptimin që jemi duke e vërejtur edhe tek punëtorët, edhe tek reduktimi i orarit të punës. Nuk mundemi me thënë që është i njëjtë konsumi ose qarkullimi i parasë përderisa kemi me punuar me tri orë më pak dhe pa dyshim që ka afektuar”, thekson ai.
Blend Hasaj ndër të tjera ka thënë po ashtu se ndërhyrja e qeverisë në ekonomi ishte e vonshme fillimisht, sidomos me pakon e rimëkëmbjes përfshirë muajt qershor deri në tetor, që sipas tij, nuk është bërë asnjë lloj subvencionimi bizneseve.
“Kjo ishte periudha kur ato përballeshin me më së shumti probleme sidomos me likuiditet pasi që bizneset në atë periudhë kishin nevojë për një likuiditet për kryerjen e shpenzimeve operative dhe derisa të ri-gjeninin përsëri tregun. Po ashtu, ndërhyrja e cila u bë gjatë muajt tetor qoftë ajo për subvencionimin e linjës së pagave dhe disa ndihmesa të tjera përmes granteve, ne një raport të cilin e kemi publikuar mendojmë që ka qenë një ndihmë jo proporcionale dhe në disa raste ndihma që u bë për disa kategori të biznese, është edhe e pa justifikueshme. Edhe pse shumë sektor kanë pësuar dëme dhe rënie të qarkullimit gjatë kësaj periudhe, ne i kishim disa sektor të tjerë që kanë punuar gjatë gjithë kohës, dhe për këtë ne mendojmë që ndihma e tillë proporcionale dhe uniforme është e pa justifikueshme dhe pak a shumë e pa drejt”, thotë Hasaj.
Sipas GAP-it, ardhja e diasporës në numër të madh në fund të vitit 2020 ishte një trend rritës i të hyrave nga remitencat, që mund të ndikoi një rikuperim ekonomik si pasojë e të gjitha masave kufizuese që kanë qenë në fuqi edhe gjatë fund vitit.
Ndërsa, tashmë vendi është futur në një proces zgjedhor që pritet të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 14 shkurt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Llumnica: Mbi 600 punëtorë të KEK-ut pritet të pensionohen në tri vitet e ardhshme
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025