Komisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, deri tash ka pranuar mbi 1,389 aplikacione për pension, ku 50 për qind e lëndëve janë trajtuar mbi tri herë.
Kryetarja e këtij komisionit, Minire Begaj-Balaj, tha se prej aplikacioneve që kanë pranuar, 31 janë burra të cilët kanë përfituar këtë pension nga shteti, kurse të tjerat janë gra.
Ndërsa, ky komision ka refuzuar 240 lëndë të pranuara.
“Prej 2018 deri më tani nëpër regjion, do me thënë në katër organizatat jo-qeveritare që janë të licencuara nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale nga shtatë regjione, kemi arritur me i pranua 1,389 aplikacione. Prej këtyre komisioni ka arrit t’i shqyrtojëa 1,203 aplikacione… Ndërsa ia kemi njohur statusin e viktimës së dhunës seksuale i kemi 904 raste, prej tyre të refuzuara i kemi 240 lëndë raste. Po këtu ta kemi parasysh se kemi edhe refuzimet për herë të parë edhe refuzimet për kërkesë për rishqyrtim, për arsye se në komision kur nxjerrim vendimin e parë që refuzojmë palët kanë të drejt të drejtohen me kërkesë për rishqyrtim komisionit dhe pastaj komisioni vendos prapë në lidhje me atë rast. Nëse thuhet në rregullore nëse ka prova të reja, por edhe kur nuk është i kënaqur me vendimin e komisionit. Kemi dhe një numër që presin për shqyrtim, po gjendja jonë të dhënat tona, statistikat lëvizin për çdo javë, për arsye se ne edhe mbledhim aplikacione të reja, edhe shqyrtojmë lëndë që na vijnë në komision”, tha ajo për Eekonomia Online.
Tutje, Begaj-Balaj thotë se procedura e verifikimit merr kohë pasi për asnjë lëndë nuk marrin vendim në shqyrtimin e parë.
Ajo thotë se mesatarisht mbi 50 për qind të lëndëve janë shqyrtuar mbi tri herë, ndërsa maksimumi i shqyrtimit të një rasti ka shkuar deri në gjashtë herë.
“Jo absolutisht, veç a kem parasysh që e dimë që është një proces goxha i ndjeshëm dhe delikat, dhe nuk mund të vendosim për herë të parë përveç rasteve që me të vërtetë kemi një përshkrim të ngjarjes traumatike të mirë. Ka edhe dokumente shtesë, ka edhe deklarata të ndryshme. Prej kohës që kemi fillua deri më tani, mesatarisht mbi 50% ka lëndë që i kemi trajtuar mbi tri herë, do me thënë për arsye nuk ka mundur komisioni të përfundojë lëndët ose të nxjerr një vendim që konsiderojmë të drejtë për arsye se nuk ka pasë dokumentacion që i ka referua palës në atë ngjarje traumatike por nuk e ka bashkëngjit. Kemi pasë raste që e kemi ndjerë të domosdoshme si komision që palën ta ftojmë në intervistë për arsye për sqarime të mëtutjeshme dhe të ngjarjes edhe të rasti që ka ndodhë, për arsye se si e ka përshkrua rastin që ka ndodh nuk ka qenë ngjarje e mjaftueshme për të vendosur ka pasë disa diskrepanca. Mund të ketë një ngjarje që është shumë e mangët dhe nuk mund të vendosim për çështjen. E mira që rregullorja na ka mundësuar një gjendje të tillë, që kur komisioni e sheh të domosdoshme mund ta ftojnë palën, dhe i kemi ftuar shpesh herë që të vijnë në panelin intervistues. Ky panel është prej tre anëtarë. Së fundi kemi pasë kërkesa bukur shumë që edhe palët kanë kërkua me u referua te paneli të intervistuesve. Komisioni është munduar secilit rast t’ia jep kohën e duhur. Ka pasur deri në gjashtë herë që e kemi trajtuar lëndën, për shkak që të jemi të sigurt qoftë për vendimin negativ apo pozitiv. Pak janë raste të radha që janë vendos për herë të parë”, u shpreh ajo.
Si rrjedhojë e pandemisë numri i aplikacioneve për marrjen e pensionit ka rënë, por që nga lirimi i masave për mos përhapjen e Coronavirusit, ka bërë që të fillojë të rritet numri i aplikimeve.
“Si gjithë Kosovën, gjendja pandemike ka ndikuar në punën e gjithë secilit institucion, këtë rast edhe në punën e komisionit që ka pasë edhe aplikacione më pak. Edhe më vonë kemi pasur një numër shumë të vogël, tash ka fillua numri me u rrit për aplikim t’i konsiderua masat që janë më të lira, por numri ka qenë më i vogël për shkak se ka afektu edhe familjet edhe në prolongimin e proceseve”, përfundoi kryetarja e komisionit Begaj-Balaj.
Në vitin 2014, Kuvendi i Kosovës kishte miratuar ndryshimet e nevojshme ligjore, në mënyrë që personave që përjetuan këto krime gjatë luftës, t’u njihet statusi i viktimës së dhunës seksuale, me çka u është mundësuar të marrin pensionin ligjor që arrin në vlerën prej rreth 230 euro në muaj.
Bazuar në deklaratat e zyrtarëve të institucioneve të Kosovës, gjatë luftës së fundit kanë ndodhur rreth 20 mijë raste të abuzimit seksual.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kredia hungareze, Mickoski: Kushtet që nesër do t’i dakordojmë me bankat nuk varen vetëm nga unë
Hoxhaj: Anëtarësimi i Kosovës në Frankofoni, një sukses i shkuar, por i paavancuar dhe i dështuar nga qeveria aktuale
Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk do të ndalemi
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
Ekspertët e çështjeve të drejtësisë: Zhbërja e Speciales mision i pamundur
Abazoviq: Në katër vitet e fundit në Ballkan nuk janë kryer punë, me Trump do të ndryshojë situata
Policia e Kosovës pajiset me automjete të reja, për mbështetje të Njësive speciale-policore gjatë operacioneve dhe aksioneve të veçanta
Stomatologu Hoxha ishte shpallur studenti më i mirë nga gIDE, ky institut ofron 25 licenca për Klinikën Stomatologjike për qasje falas në platformën e tyre të videos
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët