LAJMI I FUNDIT:

I dedikoi edhe një tatuazh, Fifi deklaron se nuk ka qenë në lidhje asnjëherë me ‘Stracciatella’-n

I dedikoi edhe një tatuazh, Fifi deklaron se nuk ka qenë në lidhje asnjëherë me ‘Stracciatella’-n
Foto: Instagram

Këngëtarja shqiptare, Filloreta Raçi –Fifi, përgjatë vitit të kaluar ka qenë një nga emrat më të lakuar në rrjetet sociale e faqet rozë.

Ajo u përfol për një lidhje dashurie, ndonëse gjatë gjithë kohës nuk munguan dedikimet dhe fjalët emocionale për personin që i rrëmbeu zemrën.

Artistja nga Ferizaj ka qenë e ftuara e radhës në sfidën me “Paintball” në “Shiko kush Luan”, teksa zbuloi shumë mbi jetën private dhe për marrëdhënien e saj me kolegët dhe ‘rivalët’.


Foto: YouTube

Për herë të parë, në një ndër fotot e vendosura në tabelë nuk ishte një fotografi personi, por këtë herë “Stracciatella”, i dashuri i përfolur i këngëtares, shkrim të cilin 26 vjeçarja e ka tatuazh në krahun e saj.

“Ke thënë deklarata nga më të ndryshmet në lidhje me “Stracciatella”-n, sa kohë ke qenë në lidhje me të? Na e thuaj sonte njëherë e mirë se na plase”, ishte kjo pyetja që iu drejtua Fifit.

Ajo tregoi për “Shiko Kush Luan” se ajo dhe “Stracciatella” nuk kanë qenë kurrë të lidhur, por Fifi e ka dashur këtë gjë.

Foto: Instagram

Duhet theksuar që Fifi momentalisht është beqare. /Telegrafi/